• |
ide | kryesore

Albin Kurti flet për gazetën austriake: Heqim taksën me Serbinë, por me dy kushte

Arkiva, Lajme, Të fundit

Albin Kurti në intervistën e tij të parë si kryeministër i ardhshëm i Kosovë pak para zyrtarizimit të rezultatit, siç deklaroi edhe natën e mbrëmshme nga sheshi ‘Skënderbej’ përpara mbështetësve të shumtë është shfaqur me kostum ndryshe, nga ai që ishte në opozitë.

Në një intervistë për gazetën austriake ‘Standard’ para mbajtjes së zgjedhjeve të djeshme në Kosovë, ai ka folur edhe në lidhje me taksën ku ka deklaruar se do ta largojë, por dhe se do të kërkojë reciprocitet me Serbinë dhe kompensim të luftës. Kurti po ashtu ka deklaruar se nëse do të bëhet kryeministër, që në javën e parë do të fillojë dialog me serbët në Kosovë.

‘Ne do ta zëvendësojmë taksën me parimin e reciprocitetit. Për shembull, Beogradi duhet t’i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilët shkruan Republika e Kosovës. Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, të gjinden edhe serbët edhe romët. Duhet të formohen ekipet e përbashkëta të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të analizonin varrezat masive’, ka deklaruar Kutri.

Ai po ashtu shtoi se Serbia i detyrohet Kosovës edhe për kompensim të luftës, një fond pensioni dhe 1.200 artefakte.

I pyetur se pse Prishtina duhet të nënshkruajë një marrëveshje me Beogradin, Kurti u përgjigj se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme dhe se pa njohje të ndërsjellë nuk ka anëtarësim në BE.

Duke folur për veten, ai theksoi se është shqiptar nga nacionaliteti dhe që Shqipëria e Kosova janë dy shtete, por një kombësi. ‘Domethënë si dy Gjermani, por jo si Gjermania dhe Austria’, u deklaroi ai.

I pyetur se a është ende favorizues i bashkimit të Shqipërisë së Madhe, ai tha se mendon që do të duhej që qytetarët të votojnë për të, nëse do të kishte referendum.

‘Megjithatë, referendumi nuk lejohet, kështu që unë do ta respektoj kushtetutën derisa një ditë të jemi në gjendje që ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. E kjo nuk pritet të ndodhë shpejt’, përfundoi Kurti.

3 Comments

  1. Duket njeri me vlera e me kembe ne toke. Nqs vleresimi per Baton Haxhiun eshte real turp per Edi Ramen qe e mban pas bythe.

  2. keshtu do diskreditohet edhe ky
    qe pasi premton te pamunduren kur eshte ne opozite hip ne fik edhe behet me keq se te tjeret
    sic ben PD apo PS kur eshte ne opozite ne shqiperi, sic premtoi qiqra ne hell trumpi ne amerike edhe po sillet me keq se ata qe akuzonte vete, sic beri ai karagjozi i syrzise ne gerqi qe do e nxirrte greqine nga euroja edhe pastaj hante mutin e merkelit
    edhe sic bejne ne pergjithesi ata qe hipin ne pushtet duke perdorur zemerimin ndaj pushtetareve te castit dhe duke i treguar perralla popullit

  3. Tani i bie radha te fitoje zgjedhjet, po bene keta zorraniket e droguar zgjedhje Kreshnik Spahiu i ish Aleances kuq e zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu