• |
ide | kryesore

Ambasadori gjerman: Shqipëria ka 6 muaj afat për përmbushjen e kushteve

Lajme, Të fundit



Pavarësisht kushteve të vendosura, Gjermania e shikon pozitivisht ecurinë e Shqipërisë drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësimin në BE. Nga Lezha, ambasadori gjerman Peter Zingraf vuri një afat 6-mujor që vendi ynë mund të plotësojë kushtet.

“Në fakt unë mendoj pozitivisht lidhur me këtë. Pasi nuk ka një moment fiks për konferencën e parë të anëtarësimit, mendoj që një afat realisht do të ishte 6 muaj nëse do të shikonim në të shkuarën e proceseve të Integrimit. Brenda këtij afati mund të arrihet në gjera të rëndësishme të themi zënia e pozicioneve në gjykatave është në rrugë të mirë edhe reforma zgjedhore nëse do të arrije të ecë mbarë besoj se do të jenë premisa të mira për të ecur më tej” – tha diplomati gjerman.

“Sigurisht që besimi i zgjedhësve në proces zgjedhor të ndershëm dhe luajal është i rëndësishëm ndaj dhe reforma në sistemin zgjedhor si dhe konsensusi që duhet arritur në vend është po kaq i rëndësishëm. Se si do të bëhet kjo, kjo i mbetet institucioneve shqiptare, ka disa elementë që janë të rëndësishëm në këtë kontekst janë kushtet e Bundestagut gjerman, që ende nuk janë të BE-së, pasi për to në fund të fundit duhet të vendosë Brukseli, por nëse mbetemi tek këto kushte është faktori kohë që është mjaft i rëndësishëm, dhe nëse kërkojmë të zhvillojmë një proces zgjedhor të logjikshëm dhe ët arsyeshme atëherë duhet të krijojmë një bazë ligjore të përshtatshme për të arritur deri këtu” – shtoi ai. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Z. AMBASADOR.

    Qelbesira, nuk do te hyje ne BE, per arsyet e mepoahtme:

    1. Te jape me Koncesion tek Oligarket rruget kombetare qe kane mbetur. Model I ndyre biznesi.

    2. Te jape me Koncesion cfare ka mbetur ne shendetesi dhe fusha te tjera.

    3. Te transferoje prona ne bregdet.

    Pasi te kete mbaruar me keto, Qelbeaira do kerkoje te hyje ne BE.

    Tani BE NUK duhet,

    se NUK I ben Koncesionet dhe Tenderat sipas qejfit, po hyri ne BE

    Kaq e thjeshte eshte Z. AMBASADOR

    Jashte BE eshte i lire te livadhise dhe te Vjedhe.

  2. Boll se na çate trapin me hapje navociatash e integrimin. Eshte nje mashtrim i madh dhe pike. Shqiperia dhe siiur neser te behet antare e BE-se do degjenerohet e marri fund shume shpejt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *