• |
ide | kryesore

Triumfi i Albinit, një leksion edhe për ne

1, Ide



Fitorja sfiduese e Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka një rëndësi shumë më të madhe sesa ajo e çlirimit të Kosovës nga kapësit e shtetit. Në një rajon si ky yni, ku është shumë e vështirë të triumfosh në një garë elektorale, pa qenë pjesë e pushtetit, pa shpërndarë vende pune, pa bërë për vete policinë dhe aparatin e sigurisë, pa pasur nga mbrapa financimet e biznesmenëve që i ke ushqyer me para publike, pa u kuruar nga mediat që në pjesën më të madhe shkojnë pas pushtetit, një rezultat si ai i Vendvendosjes merr një rëndësi të veçantë.

Pas kësaj gjithkush është i lirë të mendojë: “PO, është e mundur”.

Eshtë e mundur që ashtu si ky grupim i dalë në skenë një dekadë e gjysëm më parë, po ishe i armatosur me parime të forta, i pa korruptueshëm nga të gjithë pazarxhinjtë që të dalin përpara në një rrugë të gjatë, i ndërgjegjshëm se gjërat e mëdha nuk ndërtohen nën ankthin e shpejtësisë, i qartë për objektivat dhe i pakompromis me mjetet për ti realizuar ato, suksesi nuk mbetet një mollë e ndaluar.

Këtë ka bërë dalëngadalë dhe me durim Vetëvendosja.

Kur të gjithë të tjerët nxitonin, nën ethet e shfrenuara ultraliberale, të privatizonin gjithçka, ajo nënvizonte efektet anësore të kësaj batërdie dhe solidarizohej me viktimat e saj.

Kur të gjithë rendnin të afishoheshin si miq të korporatave dhe këmbenin privilegje me oligarkët, ajo denonconte shtetin e kapur. Kur të gjithë lëpinin buzët duke shijuar “Plazmon” keksat, ajo mbronte produktet made in Kosova.

Kur të gjithë hajnat ishin të gatshëm të thërrisnin “Amelika, Amelika”, me shpresën se servilizmi ndaj diplomatëve të vendit më të fuqishëm në botë do ti pastronte nga mëkatet lokale, ajo nuk nguronte ti thoshte të vërtetën edhe të parëve edhe të dytëve.

Kur të gjithë ishin të gatshëm të falnin troje dhe teritore për të zgjatur me copëza Kosove karierën e tyre, ajo se kishte për gjë të shndërrohej në një formacion paramilitar, për ti penguar ata.

Më në fund kjo rrugë e vështirë i dha fryetet e saj.

Mësimi i madh i kësaj feste demokracie është se edhe në vende si tonat, ndonëse me vështirësi, një politikë e sinqertë, parimore dhe e vendosur mund të përkrahet nga popullata, pa pasur nevojë për avantazhet meskine që të jep qenia në pushtet.

Mësimi i dytë edhe më i rëndësishëm është se edhe një forcë e konsideruar nga kastat në fuqi si ekstremiste dhe e dhunshme, mund të bëjë për vete pjesën më të madhe të elektoratit. Për 15 vite me radhë, ne çfarë nuk kemi dëgjuar për ata djem, që herë i krahasonin më Trockin e herë me Ce Guevarën, teksa i shihnim të përmbysnin makinat e UNMIK-ut, të njollosnin me bojë selitë e ndërkombëtarëve, të lanin me gjakun e militantëve të tyre rrugët e Prishtinës, të ndalonin në kufi kamionët e Serbisë, të sfidonin prangat si Albini, apo të përflaknin parlamentin me bomba tymuese.

Ne i kemi parë hap pas hapi të mos bien dakord me Rambujenë, të mos pranojnë bisedimet e Vienës, të hedhin poshtë Athisarin, të bëjnë betejë për asosacionin, të xhindosen për demarkacionin me Malin e Zi dhe ti shpallin luftë tregtarëve që bëjnë biznes me kufijtë.

Për të gjitha këto u është dashur të mbajnë mbi shpinë, për një kohë të gjatë, etiketën e dhunuesve radikalë, që ta ngjisin me cinizëm të gjithë ata që duan më shumë rehatinë vetjake sesa mirëqenien e përbashkët.

Por, triumfi i tyre sot tregon se edhe përdorimi i dhunës ndaj pushteteve të dhunshme edhe aktet radikale kundër elitave të korruptuara edhe papajtueshmëria ektreme me sharlatanët që i shërbejnë çdo rregjimi, në vend të dënohen, shpërblehen një ditë. Mjafton që as dhuna, as radikalizmi mos jenë armë të verbëra për të larë hesapet e së shkuarës, por katalizatorë për të thurur ëndrrat e së ardhmes, që ato të përkrahen nga njerëzit që janë në prag të humbjes së shpresës.

Pikërisht ky është mësimi i dytë që na vjen historia e Albinit dhe e “bandës” së tij. Ajo na tregon se edhe në mjedise ku duket se çdo vlerë është zhbërë, ku çdo ideal ka humbur, ku rruga e vetme ka mbetur arratia, ekzistenca e një force idealiste si Vetëvendosja mund të ndryshojë gjithçka. Pikërisht për këtë, fitorja e saj në këto zgjedhje nuk ka rëndësi vetëm për Kosovën, por për të gjithë vendet përreth, që janë të ngjashme me të.

©Lapsi.al



21 Comments

    1. shqiperin shpresojm ta bejne nje xhenerat e re si albin kurti bashke me diasporen mbasi ,ket klas politike e kemi teresisht e korruptuar ,te shitur ,e po te kerkojme albinin me diasporen jan nje frym e pakorruptuar nga greku serbi ,maqedoni malazezi ,as sorosi keta nuk do gjenin streh tek albini as diaspora,,shikoni behet vetingu dhe nuk gjejne prokuror te ndergjegjeshem sepse formimi morali tyre per nje shekull ishte vetem korrupsioni hajnija interesi personal duke zhvatur popullin pa diskutuar per drejtuesit e tyre politikan ,se çfar pasojash na kan sjell ,me te till breza si albini ,korrupsioni do shkatrrohej dhe ne shqiperi

  1. dhe me kete evropa i dha te drejte vetes te nderhyje hapur ( se deri tashme eka bere fshehurazi ) ne ceshtjet e brendeshme te vendeve te tjera. rroft sorosi. tashme cdo tutkun i administrates do kete automatikisht ndihmen e deshiruar nga evropa. te tjeret qe gjeten menyren qe ne fillim u shantazhuan dhe iken per lesh. me siguri ju kane mbushur mendjen se “ata nuk dinin”.

  2. Jo nje leksion per ne por nje TURP i madh per ne . Por mbi te gjitha nje SUPERTURP per keto palaçot qe drejtojne politiken tone . Tashme jemi bere qesharak edhe perball nje shteti te sapo krijuar si Kosova . Ka ngel te krahasohemi me ndonje shtet afrikan si Ruanda apo Burundi qe te kuptojme se deri ne ç’derexhe jemi katandis .

  3. Shqiperise i duhet te sheroje plaget e komunizmit. Ne nje vend ku vellai spiunonte vellane, e komshiu denonconte komshiun eshte veshtire te vendoset besimi nder njerez.

  4. Na behet qejfi te gjitheve per Albinin. Ka sakeifikuar shume dhe e meriton.
    Por shkopinj dhe madje edhe pemë në rrota do te kete patjeter

  5. Duhet t’i bëhet e qartë Ramës se në një vend , ku vota është e lirë, nuk fiton asnjë parti me 50 as 70 %, por 20, 25 apo 31%. Prandaj t’i thërrasin mendjes dhe të esullohet se çdo përqindje që fiton ai dhe soji i tij është shantazh, blerje votash dhe se nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk ka zgjedhje , por votime si në kohën e Dullës. Tamam ashtu si ia arriti amanetqari në fundin e Qershorit, këtu në Shqipërinë tonë, ku nuk qeveriset , por sundohet, diktohet, ku pushteti është partiak, ligji e Kushtetuta nuk njihen, ku njerëzit nuk kanë asnjë shpresë. Ndaj, duhet të nxjerrim mësime të gjithë, duke filluar nga Rama e duke përfunduar tek më frikacaku e varfanjaku që ekziston tek ne. Mësim le të bëhet edhe për nderkombëtarët , që marrin dekorata, kur Shqipëria ecën shumë hapa prapa.

  6. Po mesuese. Pa tjeter. Rama dhe rilindja e krimit dhe e ndytsise se paskrupullt me 200 petritat e medhenj dhe tufat qe i ndjekin nga pas do ti bejne me me seriozitet detyrat e shpise dhe te klases. Do mesojne shume mire nga halabakeria dhe do behen nxenes shembullore.

  7. Po or Bushat po,por Albin Kurti nuk ka dale asnjehere nga sistemi,nuk ka bojkotuar asnjehere zgjedhjet dhe rruga radikale e tij nuk ka qene ne masen e thirrjes per revolucion,keshtuqe mos u mundo te vesh shenjen e barazise midis Albin Kurtit dhe halabakut Lulzim Basha se jane shume larg me njeri-tjetrin…

    1. ore qorri i bibes. Po te hedhesh gaz lotsjelles ne parlament dhe te besh veprime te cilat te kane cuar disa here ne burg mos jane pajtueshmeri me sistemin? Cdo opozite ka menyrat e veta te luftes politike. Rendesi ka qe te nxjerri ne drite sa me qarte te zezat e sistemit. Nuk them se Basha eshte 100% i paster por dalja e tij nga sistemi per te mos bere fasaden (jam sh dakord me kete veprim) vuri ne dukje se Rama e do pushtetin me cdo kusht dhe cmim, nuk pranon kompromisin dhe kjo aspak per ideale apo bindje politike por per perfitime te pastra dhe mbrojtje interesash te caktuara ekonomike te cilat jane ne kundershti me interesat e publikut.

  8. I vetmi mesim per klasen tone politike eshte pranimi i rezultatit te zgjedhjeve nga humbesit gje e cila tek ne nuk ka ndodhur asnjehere.

    1. kemi kulture por na provokojne duke na shuajtur mundimin e jetes. ka te tjere qe nuk kane kulture, shumica edhe te huaj.

    2. Dedektiv ,duhet te shkosh tek shkolla e qenve qe te fitosh pak kulture ,nuk duhet te rrish gjithe jeten me edukaten qe ke marre si qen rrugac . Mos u ndje i turperuar nga turma e qenve qe jane baballaret e tu dhe ki besim tek shqiptaret sepse qente si ty ne Shqiperine e varfer mund te ushqehen neper kazanet e plehrave .

  9. triumfi i albinit eshte si triumfi i trumpit apo i syrzas shume premtime qe ska per tu mbajtur asnje
    pastaj cfare triumfi atje 3 parti kane njesoj vota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *