• |
ide | kryesore

Çiklizëm/ Përplaset me murin me shpejtësi, humb jetën 100 metra nga finishi

Sport



Një ciklist i ri diletant nga Prato, Giovanni Iannelli, ka humbur jetën gjatë një gare në Molino dei Torti në Itali, kur është përplasur dhunshëm me murin. 22 vjecari ka humbur jetën pas 36 orë agoni në spitalin e Alessandria. Viktima garonte për Team Hato Green Tea Beer. Aksidenti ka ndodhur të shtunën në edicionin e 87° të Cirkuitit Molinese: me 70 km/h, Iannelli, pas një kontakti me disa ciklistë të tjerë, rreth 100 metra nga finishi, përfundoi duke u përplasur me forcë tek një mur.

Menjëherë u kuptua gjendja e rëndë. Në përplasjen e dhunshme, kaska mbrojtëse u shkatërrua plotësisht e ciklisti pësoi dëme të mëdha. Iannelli iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike, por gjendja e tij vetëm u përkeqësua deri në humbjen e jetës.

Presidenti i Federatës italiane të ciklizmit, Renato Di Rocco, “i shpreh, edhe në emër të gjithë botës së ciklizmit, ngushëllimet më të ndjera për humbjen tragjike e qendron me lutje pranë familjes prej gjithnjë e impenjuar në sportin tonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *