• |
ide | kryesore

Dalin pamjet/ Si u plagos biznesmeni në Kurbin. Fabian Gaxha me pjesë e ngjarjes (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e 7 shtatorit 2017, katër persona të armatosur zbarkuan në lokalin e Rudolf Tomës në Kurbin. Pas debatit më të dhe me disa klientë të lokalit, ata qëlluan në drejtim të biznesmenit 32-vjeçar, duke e lënë të plagosur rëndë.

News24 ka mundur të sigurojë nga burime të besuara videon e momentit të plagosjes së Rudolf Tomës në ambientet e jashtme të lokalit të tij, pamje që janë filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë.

Siç rezulton nga pamjet 4 persona mbërrijnë në biznesin e 32-vjeçarit me një automjet luksoz, që sipas burimeve drejtohej nga Fabian Gaxha, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 4 tetorit të vitit të kaluar në zonën e Bllokut.vrasja-ne-kurbin

Personat e armatosur afrohen tek pronari i lokalit dhe klientët dhe pasi godasin me grusht njërin prej tyre, qëllojnë në drejtim të Tomës. Më pas, burimet thonë se ata largohen krejt qetësisht me automjetin e tyre.

Burimet bëjnë me dije se edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë identifikuar, por prokuroria e Kurbinit e cila e ka në duar dosjen prej dy vitesh, nuk sqaron se në çfarë faze janë hetimet dhe përse ata nuk janë arrestuar.

Institucioni i akuzës refuzoi t’i përgjigjej interesimit të News24 lidhur me këtë çështje. Madje nuk sqaroi nëse videoja që disponon News24 është sekuestruar ose jo nga ana e tyre. Burimet të besuara thanë se materiali filmik nuk është pjesë e dosjes hetimore, çka të bën të dyshosh se institucionet ligjzbatuese, duket se kanë qenë shumë pak të interesuara për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë./ BW



3 Comments

  1. Kjo eshte drejtesia e drane markut. Pika qe si bie ketij vendi me te drejtu drania hajvania .Le te imagjinosh pastaj ate mashkullin tjeter drane prelen , te shkrefet komplet .

  2. i lumte atij mallakastriotit
    hoqi nje plehere nga qarkullimi
    ti kishte hequr te tre a te peste do kishte bere shume mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *