• |
ide | kryesore

Deklaratat e Ramës dhe Braçes, reagon KLP: Cënohet procesi, denoncimet të bëhen në Prokurori

Lajme, Të fundit



Pas akuzave publike të kryeministrit Edi Rama dhe të zv.kryeministrit Erion Braçe ndaj prokurorin Arjan Ndoja, ka ardhur reagimi i Këshillit të Lartë i Prokurorisë (KLP).

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, KLP-j bën me dije se ka ndjekur të gjitha zhvillimet lidhur me çështjen, duke ngritur shqetësimin se këto deklarime mund të cënojnë procesin gjyqësor.

Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore. “Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut.”- theksohet në deklaratën e KLP-së.

Deklarata e plotë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni shtetëror i ngarkuar nga Kushtetuta me detyrën për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.  Në ushtrim të kësaj detyre, ne ndjekim me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe të prokurorëve të veçantë.  Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.  Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut. Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë. Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë.

Prokurori ekzekutoi urdhër-arresti për Liridon Pulën, kreun e Kadastrës së Durrësit nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Pas këtij arrestimi, reagoi kryeministri Rama, i cili deklaroi pa përmendur emër të përveçëm se një prokuror i Durrësit, për llogari të lidhjes me grupe kriminale, u ushtronte presion punonjësve të administratës. Sulmi u pasua me deklaratën publike të

 



4 Comments

  1. ARRESTOINI NDYRESIRAT .
    PO TE ISHTE NJE DOKUDO A DO TA ARRESTONIT ?
    PO KUSH DO ARRESTOJNE ? KURVAT ?
    E ARRESTON KURVA NENEN KARAKURVE ?
    ROPT KU TI KINI

  2. Ja pra, kete donin Rama me rilindasit e KLP . . Bene nje sulm politik ndaj prokurorit qe te qetesojne miletin nderkombetar se KLP eshte e pavarur. Kaq qe. Se i genjen mendja qe jane bere shume te komplikuar per tu kuptuar. I dhane dhe bandave ca garanci me ate rast qe nuk ka prokurori qe i prek sa te jene keta ne pushtet. Une nuk di a do prodhoje me ky vend qeveri me te paafte, me te poshter e me te korruptuar se kjo e Edi Rames.

  3. Edi Rama beji keto pune qe
    ke nisur me cfare do lloj mjeti me dhune, me dredhi, me politik, si te duash ti gjeje rrugen. Nga politika nuk ke asnje qe mund te pengoj. Ndonje penges popullore jo e jo Vetem perfundoi, sidomos kjo e gjyqtareve nuk durohet. Ka dhe reforma te tjera qe duan doren e qeverise. Administrata e fryre kot, disa ppp te padobishme etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *