• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Polici kuksian qëlloi borxhliun me armën e shërbimit

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim në rrjetet sociale sipas të cilit një oficer policie në Kukës ka qëlluar me pistoletë një qytetar.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha thuhet se qytetari në fjalë ka shkuar të takojë policin Haki Onuzi, për t’i kërkuar paratë që i kishte dhënë borxh më parë.

Pas një debati, Onuzi ka nxjerrë pistoletën dhe ka goditur qytetarin. Sipas Berishës, kjo ngjarje ka ndodhur para tre ditësh dhe nuk është bërë publike.

“Mirmbrema doktor Berisha dua te denoncoj nje rast qe ka ndodhur ne qytetin e Kukesit ..para 3 ditesh punonjesi I policise se shtetit Haki Onuzi godet me pistoleten e sherbimit qytetarin pasi qytetari ne fjale I ka kerkuar leket qe ia kishte dhene borgj ..ja pra ky esht shteti qe perfaqeson dhe godet popullin shqiptar ju lutem publikoje Anonim” – thuhet në mesazhin që publikon Berisha. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *