• |
ide | kryesore

Diplomimi i magjistratëve/ Mbi ç’moral predikon Arta Marku?

Lajme, Të fundit



Kryeprokuorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve që sivjet përfunduan studimet.

Në ligjeratën e saj para të porsadiplomuarëve, me një leksik të kuruar që nuk e karakterizon, Marku u predikoi rioshëve, të cilët presin të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë, që t’i qendrojnë besnik të drejtës dhe të mos notojnë në “vetëkënaqësi”.

Kështu pra, drejtuesja e një prej organeve kyçe që parimisht duhet të jetë në vijë të parë të “frontit të luftës” kundër simbiozës së krimit me pushtetin, që “de facto” ka përdhosur misionin e saj duke iu bindur urdhrave politikë, pati guximin të këshillonte ata që janë ende të “papërlyer” në lëmin e drejtësisë.

Nuk duhet të notoni në vetë kënaqësi se ky nuk është fundi i rrugës, por fillimi i një rruge të gjatë me shumë sfida e vështirësi. Keni përfituar njohuri e eksperiencë të bollshme e këto ju bëjnë të ndiheni të fuqishëm e të përgjegjshëm. Latinet thoshin se ‘dija është fuqi’. E vërtetë por deri në një farë mase. E vërtetë nëse veproni në mënyrën e duhur në të drejtën. Le të kthehemi te sfidat. Shumë shpejt do e kuptoni përse e kam fjalën e do ndesheni me to. Sistemi i drejtësisë është në reformim të thellë, edhe veshtiresitë janë shumë të mëdha. Unë jam e bindur se do ja dilni me energjitë e reja që do i sillni sistemit e do ndimoni në përmirësimin e imazhit të sistemit dhe të imazhit të Shqipërisë gjë të cilën në të gjithë e duam.”- është shprehur Marku.

Por, mbi ç’moral iu predikon Arta Marku magjistratëve në paraprirje të momentit të shumëpritur dhe simbolik të hedhjes në ajri të kapeleve të diplomimit? Që në pikënisje të karrierës së saj si Kryeprokurore, ku u paratha se do të shërbente për një kohëzgjatje në plan afatshkurtër, Marku u zgjodh në mënyrë antikushtetuese dhe “njëngjyrëshe”, me vetëm 69 vota nga shumica socialiste.

Vijueshmëria e saj në këtë post është mbështetur në hulli veçse ilegale. Ndër të tjera, Marku vulosi heshtimin e hetimeve për vjedhjen e votave në zgjedhjet e pjesshme në Dibër në vitin 2016, si edhe për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, pasi degdisi dosjet në prokurori periferike, edhe pse mjaftojnë përgjimet e publikuara nga shtypi i huaj për t’i vënë dërrmën legjitimitetit të qeverisjes qendrore dhe vendore të së majtës. Po njësoj, ajo la që hetimet ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, Agron Xhafës, që akuzohej për llogari të hapura me drejtësinë italiane, që sipas Partisë Demokratike, e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg  nën akuzën e trafikut të drogës.

Marku nuk mori në konsideratë dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për anulimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore të këtij viti, duke publikuar një udhëzim për mbarëvajtjen e procesit të votimit më 30 qershor dhe duke paralajmëruar se çdokush që do të kryente krime zgjedhore, do të merrte ndëshkimin e merituar.

Në shenjë devotshmëri prej ushtari ndaj mazhorancës, Marku u mbiquajt “dordolec i Rilindjes”, kur qeveria në vazhdën e fushatës kundër lajmeve të rreme, kërkoi “linçimin” e autorëve të lajmit fals për rënien e tërmetit, me hamendësimin se ky alarm kishte shkaktuar panik ndër qytetarë, të cilët turavrap lanë banesat për të shpëtuar kokën nga vullneti i Hyut (për gnostikët) apo nga ligjëssitë e natyrës (për agnositikët).

Kryeprokurorja urdhëroi prokurorinë e Tiranës të merrej me këtë rast, duke rënë ndesh me konturet e reja të reformës në drejtësi, që nuk i japin kreut të organit të akzuës këtë kompetencë, që u përket vetëm prokurorëve të veçantë që merren me çështje konkrete.

Pas bilancit mëse pozitiv të performancës së Markut në lentet e perceptimit të pushtetmbajtësve, pritet që “dordoleci i Rilindjes” të përzgjidhet mes dy kandidatëve të tjerë, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj, në garën për Prokuror të Përgjithshëm.

Për formën e dhënies së shpagimit kundrejt këtij shërbimi prej oborratarësh, parashikohen dy skenarë: votimi me 94 vota nga Parlamenti, ose në pamjaftueshëmrisë së pëlqyeshëmrisë së deputetëve, rreshtimi i Markut si e para mes konkurentëve, duke u zgjedhur rrjedhojë automatikisht Kryeprokurore. ©Lapsi.al

 



8 Comments

  1. Doni te benei nje gje te mire dhe te eliminonisadopak padrejtesite e drejtesise sone ?
    Keta te sapo dipllomuarit kalojini direkt ne drejtesi .

    1. qe ti qihet nena njehere e mire ketij vendi ? apo jo ? ik mor rracqir. keta vetem sa do vazhdojne modelin e rames, pa u dhene nje shembull njehere, ketyre sduhet tju jepet ceshjte ne dore, po ce do qe eshte evropa qe komandon jo neve. ata do i perdorin keta sic perdoren shqiperine per interesat e tyre. rrota kari ngelet gjithe jetes.

      1. Po pse duhet te ofendosh ? Te duket vetja me i zgjuar apo me i forte ? Ti ke te drejte te debatosh apo kundershtosh por kurrsesi te ofendosh sepse arbitrin dime ta bejme te gjithe . Nejse kuptohesh ne ajer se nga ç’fis apo mall vjene .

      2. SIPAS KAPLLOQES TENDE BOSH KUSH JANE ME TE PASTER KETA QE KANE NGA 30 VJET QE GJOBISIN KEDO NE KETE VEND APO KETA TE RINJTE ? TI QENKERKE KAR ME ZILE . FISQIRE DHE MASHKULL KURVE QENKERKE TI O TE QIFSHA ROPT E SHTEPISE DHE FISIT .

        1. mjaft more fisqira se keta do perdoren per tekat e politikaneve. apo jeni ndonje perj familjareve ju ropqira qe komentoni. ke dhe te ndershem por sic thashe keta do perdoren per anestezi. fal ktyre do shuhet mundimi i brezave. hajde ne grop te semes o ju qe vini nga familje intelektukaresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *