• |
ide | kryesore

Dua Lipa tregon për problemet mendore nga muzika

Paparazzi, Slider



Dua Lipa, ka bërë një rrëfim shumë prekës sot, kur ka nënvizuar se muzika iu bën mirë të gjithëve, por jo këngëtarëve dhe muzikantëve.

Këtë deklaratë ylli më i ri i muzikës ndërkombëtare e ka bërë në një prononcim për revistën Billboard, ku ka theksuar se për njerëzit e thjeshtë këngët janë si një terapi, por kjo nuk vlen për muzikantët.

“Është e dhimbshme dhe ironike që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por muzikantët vuajnë në mënyrë nga çështjet e shëndetit mendor”, tha 24–vjeçarja.

Frika nga vetmia, dështimi dhe presioni nga rrjetet sociale janë pikat kyçe që sipas Duas, ndikojnë në gjendjen mendore dhe emocionale të këngëtarëve.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore i ka bërë apel industrisë së muzikës, që t’i marrë seriozisht këto paralajmërime para se të jetë shumë vonë. Sipas studimeve, rreth 73% e muzikantëve të pavarur kanë probleme shëndetësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *