• |
ide | kryesore

Fitorja e Vetëvendosjes, Lubonja: Kurti, shembull për të qenë të pavarur nga ndërkombëtarët

Lajme, Të fundit



Analisti dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet qendrore të parakohshme në Kosovë, duke theksuar se sfida kryesore që do të duhet t’i bëjë ballë drejtuesi i kësaj force politike, Albin Kurti, është rivendosja e dialogut me Shqipërinë, si edhe normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve.

Duke bërë një induksion, Lubonja iu është referuar fitores dhe tkurrjes së elektoratit të partive të majta në Greqi e Itali, përkatësisht “Syriza”-s dhe lëvizjes antisistem “Cinque Stelle”, për të mbështetur arsyetimin e tij se mbase njësoj si to, edhe në qeverisjen e “Vetëvendosje”-s do të vërehet një hendek mes realitetit dhe premtimeve.

Cipras dhe 5 yjet në Itali tregojnë dhe flasin për hendekun mes premtimeve, idealeve dhe realitetit por nëse iu referohemi konkretisht, Cipras u mund nga Europa sepse kishte një barrë të madhe (borxhin) të cilën Kosova nuk e ka si problem. Albini ka më të vështirë në këtë aspekt çështjen e bisedimeve me Serbinë, sa do jetë realist e koherent me ato që ka thënë më parë. Ai i mbetet koherent idesë që ka propaganduar për një Shqipëri të bashkuar gjë që nuk e thotë por e lë si projekt, flet për dy shtete por një komb. Është pak problematike në këtë aspekt se shteti komb është ndryshe nga një komb pa shtet. Gjithsesi mendoj se sfida më e madhe e tij është të ndërtojë shtetin e së drejtës, një shtet social, një shtet ku shqiptarët të besojnë tek ai. Nëse arrin këto, e ardhmja bashkimi nuk kanë shumë rëndësi”, tha Lubonja.

I pyetur rreth mundësisë së mospranimit të ndërkombëtarëve për formatimin e një qeverie të re në Kosovë nën udhëheqjen e Kurtit, Lubonja është shprehur spektik duke shtuar se pikërisht kjo figurë politike i ka dhënë një shembull shqiptarëve të Shqipërisë për të vepruar të mëvetësishëm.

Unë mendoj qe Albin Kurti ka pasur një meritë të rëndësishme, i ka dhënë edhe një shembull shqiptarëve të Shqipërisë se nuk mund të jemi kaq të varur nga komuniteti ndërkombëtar. Komuniteti ndërkombëtar vendos për fatet tona kur ia delegojmë ne, sepse nuk mund të t’i mbajmë ne ato përgjegjësi. nuk besoj se është kom ndërkombëtar që do diktonte se kush do jetë kryeministër i Kosovës.”- tha analisti.

Më tej, duke vendosur në një rrafsh krahasimor procesin zgjedhor në Kosovë dhe proceset zgjedhore në Shqipëri, Lubonja tha se dallimi nuk qendron tek problemi i sistemit, por tek ndërshmëria dhe vullneti i partive politike. Sipas tij, mosfunksionimi i sistemit zgjedhor ka të bëjë me faktin “se nuk respektojmë ligjin por kemi respekt më shumë për hilen”.

Kjo nuk ka lidhje shumë me sistemin zgjedhor. Ne i kemi provuar sistemet zgjedhore dhe atë numërimin e menjëhershëm në Qendrat e Votimit dhe Qendrat e survejuara me kamera, edhe numërimin e pavarur nga partitë, edhe numërimin me përfaqësues të partive që kontrollojnë se nuk kanë besim tek njeri-tjetri. Ajo që ka bërë të mos funksionojë sistemi zgjedhor është fakti se nuk respektojmë ligjin por kemi respekt më shumë për hilen. Ka munguar vullneti, ndershmëria e klasës politike që kur vjen puna për zgjedhjet duhet të thotë që ‘aty nuk duhet të fusim duart’. Nuk është çështje kodi zgjedhor, pas 30 vitesh t’ia vësh të keqen Kodit Zgjedhor është të jesh jashtë realitetit. Tek ne mbetet respektimi i ligjit jo ligjet që kemi”, deklaroi Lubonja.



1 Comment

  1. Kur je i pakompromentuar i pakompromentushem i pa lidhur me gryksine krimin injorancen dhe papergjegjshmerine pa tjeter do jesh dhe i pa varur dhe i lire. Pra nuk shitesh e nuk blihesh si nje send ne pazar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *