• |
ide | kryesore

Flet nga spitali portieri i Partizanit: E vërteta e rrëzimit nga kati i gjashtë

Lajme, Të fundit



Rrëzimi nga kati i 6-të i pallatit të portierit të Partizanit, Aldo Teqja është shoqëruar me komente dhe reagime të shumta. Prej ditësh është folur se ai është vetëhedhur nga ballkoni, por babai i tij dha një tjetër version në një intervistë për emisionin “Procesi Sportiv”.

Ai tha se gjithçka kishte qenë aksident dhe se ajo që është shkruar nuk është e vërtetë. Në krah të portierit 24-vjeçar në spital ndodhej edhe e fejuara e tij. Babai i Teqes tha se ajo dhe familiarët e saj i kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë.

Vetë futbollisti tha pak fjalë duke u shprehur se ishte më mirë dhe se priste që shumë shpejt të kthehej në fushë. “Gardiani” i portës së “demave” shpëtoi për shkak të tendave të ballkoneve dhe rrëzimit në lulishten me bar. Edhe mjekët thanë se gjendja aktualisht është më e mirë, por ai do të mbahet nën mbikëqyrje. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *