• |
ide | kryesore

Foto/ Kërkonte të godiste nga këndi, grerëzat sulmojnë keq Dani Alves

Sport



Një histori gati e pabesueshme, krejt e pazakonshme në futboll. E ka patur punën keq Dani Alves, sikur të mos i mjaftonin problemet me përshtatjen në futbollin e vendlindjes, pas kthimit tek Sao Paolo. Braziliani, lojtari më i titulluar në botë, në ndeshjen e fituar nga skuadra e tij 2-1 kundër Fortaleza, është sulmuar nga një tufë grerëzash, që kishin ndërtuar foleë mbi flamurin e këndit.

Ish mbrojtësi i Barcellona, Juventus e PSG është sulmuar ndërsa ishte gati të ekzekutonte një goditje këndi. Arbitri është detyruar të ndërpresë ndeshjen për pesë minuta, ndërsa një prej futbollistëve, ai më guzimtari, është afruar dhe ka hequr flamurin nga këndi, duke e hedhur larg, në mënyrë që loja të mund të vazhdonte rregullisht.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *