• |
ide | kryesore

Gjermania grumbullon Amirin… por është lojtari që telefonoi Low

Sport



Vite më parë një reklamë e famshme thoshte “një telefonatë të zgjat jetën”. Në rastin e Nadiem Amiri e grumbullimit të tij të parë nga Kombëtarja e Gjermanisë, ndoshta nuk i ka zgjatur jetën, por e sigurtë që telefonata i ka zgjatur karrierën. Lojtari i talentuar i Bayer Leverkusen është përfshirë nga Joachim Low në listën e të grumbulluarve për kualifikueset në Euro 2020, por trajneri nuk e kishte numrin e tij për ta njoftuar. “M’u desh ta telefonoja unë” ka rrëfyer Amiri.

Bëhet fjalë për një nga grumbullimet më të pazakonta të të gjitha kohëve, jo vetëm për kombëtaren e Gjermanisë. Low ka mbetur i impresionuar nga përfaqësimet e Amirit me Bayer Leverkusen e ka vendosur ti jepte një shans me kombëtaren, por mes të thënit e të bërit u fut një problem teknik: trajneri nuk kishte numrin e telefonit të futbollistit.

Historia e vecantë është treguar nga vetë Amiri, që komentoi grumbullimin e parë: “Më thanë të merrja në telefon trajnerin sepse nuk e kishte numrin tim e që në atë moment nisa të shpresoj. E telefonova pas stërvitjes së të enjtes e më tha se do të isha pjesë e kombëtares së Gjermanisë. Një ëndërr që mu realizua”. Talenti i datëlindjes 1996, i rritur tek Hoffenheim, është me origjinë afgane këtë vit është transferuar tek Bayer Leverkusen, duke bërë edhe debutimin në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *