• |
ide | kryesore

Inter-Juventus për herë të parë pa polemika: Rocchi ka vendosur drejtësi

Sport



Nuk është gjithmonë e vërtetë që forma është substancë, por mënyra me të cilën gjyqtarët “komunikojnë” me lojtarët është një aspekt themelor i drejtimit të ndeshjes. Si vërshëllen, si shpjegon, sa kohë impenjohet dhe sa shpenzon. Mbi këto aspekte, kemi pasur për herë të parë një derbi të Italisë pa polemika arbitrimi, ndonëse rastet për të patur kanë qenë sërisht në fushë.

Gianluca Rocchi, një arbitër që pas disa muajsh futbolli italian do ta qajë, ka drejtuar të fundit Inter – Juve (në kampionat) të karrierës së tij, të paktën në San Siro. Paraqitje e shkëlqyer, ndoshta ndër më të mirët e karrierës së tij të gjatë dhe prestigjioze të arbitrimit. Dhe jo vetëm sepse ka marrë vendimet e duhura, edhe në momentet më delikate, apo në aksionet më të vështira. Por edhe për mënyrën se si i ka marrë vendimet: pa asnjë hezitim dhe duke përdorur një mimikë të qartë, pa asnjë ngatërresë.

Dy shembuj. Prekja me dorë e De Ligt, që vetëm e përsëritur për të panumërtën herë është dukur e qartë, Rocchi e ka “fotografuar” menjëherë, pa pasur dyshime. Shumë nga kolegët e tij do të kishin pasur nevojë për sinjalizimin e dhomës së VAR-it. Për të, ishte penallti që në themel. Dhe më pas, rrëzimi i Dybala në fundin e pjesës së parë, sapo është prekur nga Godin: Rocchi nuk vërshëlleu dhe nuk bëri veprime, ndoshta nuk ishte i sigurtë në zgjedhjen e tij, por dy sekonda më pas, me shumë mundësi i konfirmuar nga VAR, bëri edhe veprimin në lajmërimin e lojtarëve për t’i njoftuar që nuk kishte asgjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *