• |
ide | kryesore

“Kam luajtur me Belgjikën se nuk më kishte thirrur Shqipëria”: Selahi, talenti i Tëentes që zhveshi fanellën e Djajve

Sport



Lindon Selahi është një nga risitë e listës së Edy Rejas. Lojtari i Twentes, 20 vjecari premtues që po fiton besimin e hollandezëve, duke qenë në fushë në 9 ndeshjet e para, pas transferimit nga Standard Liege, ka bërë të ditur se ka zgjedhur Shqipërinë se ndihet shqiptar. “Kur kam qenë i ri kam luajtur me Belgjikën, sepse nuk më kishte thërritur Shqipëria – shpjegoi Selahi -, por kur më erdhi thirrja nuk e mendova dy herë. Kisha mundësi të shkojë me Belgjikën, por kur e ndjej veten si shqiptar nuk kam më dyshime”.

Emocionet e një thirrje nga kombëtarja janë gjithnjë të forta, sidomos kur bëhet fjalë opër ëndërrën e fëmijërisë: “Kur e pashë ftesën tek klubi isha shumë i lumtur. Ëndërra ime, që kur kam qenë i vogël, ka qenë gjithnjë të luaj me kombëtaren tani po bëhet realitet”…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *