• |
ide | kryesore

Këto janë puthjet më të sikletshme në ekranin shqiptar

F1, Paparazzi



Kur kujtojmë puthjet e sikletshme në ekran, mendja na shkon direkt tek Arian Çani.

Ai cilësohet si mbreti i puthjeve spontane dhe të sikletshme në ekran, pasi në emisionin e tij “Zonë e Lirë” ai ka dhënë mbi 6 puthje.

Megjithatë përveç tij, në ekranin shqiptar kemi pasur mundësi të shohim edhe puthje të tjera, të cilat janë komentuar gjatë.

Përveç puthjeve midis dy gjinive, namin kanë bërë edhe puthjet brenda së njëjtës gjini.

Më poshtë po ju përmendim edhe disa raste që me siguri do i mbani mend gjatë.

Po e fillojmë me Arian Çanin. Moderatori kryeson listën me 6 raste puthjesh dhe të gjitha këto live në emision.

Arian Çani dhe Bleona Qereti shkëmbyen në vitin 2016 një puthje spektakolare vetëm sepse e kanë shumë xhan njëri tjetrin.

-Puthja e Arian Çanit me ukrainasen bukuroshe Kaqusha.

Arian Çani ka shkëmbyer një puthje erotike edhe me Dj Evelin në vitin 2015. Teksa ajo ishte duke qeshur, ai i ktheu kokën dhe e puthi papritur.

-Në vitin 2015 ai ka puthur ish-të dashurën e 50 Cent, Jessy Hennesy teksa e kishte të ftuar në studio për të promovuar videoklipin e Gjon Karricës.

-Në vitin 2014 Ariani ka pasur të ftuar një vajzë të njohur në Ukrainë, e cila punonte si Dj dhe në Shqipëri erdhi për të dhuruar një performancë topless.

-Gjithashtu Ariani nuk ka humbur mundësinë për të puthur një balerinë që ka pasur të ftuar me rastin e një festë që organizohej në Tiranë.

– Në vitin 2015, Era Istrefi dhe Enca kanë shkëmbyer një puthje në buzë dhe fotoja e  tyre bëri namin në internet. Thuhet se në atë kohë e bënë këtë veprim për të tërhequr pak vëmendje, sepse fama e tyre nuk ishte në këto nivele.

 -Olta Gixhari dhe Beatrix Ramosaj u puthën në skenën e “Your Face Sounds Familiar”. Teksa të dyja ishin konkurrente ato nuk e menduan dy herë puthjen dhe duhet thënë se ajo puntatë e emisionit rezulton si ndër më të pëlqyerat.

-Dy moderatorët e emisionit “Fiks Fare” Dori dhe Devisi sapo u futën për herë të parë në studio shkëmbyen një puthje si për ogur të mirë.

-Puntatën e parë të emisionit “Pop Culture”, Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema zgjodhën ta nisnin me një puthje në buzë.

Sigurisht që puthja u komentua gjatë dhe aso kohe thuhej se moderatorët ishin në një lidhje.

-Graciano Tagani dhe Rovena Dilo janë puthur live në ekran për shkak të performancë së tyre. Teksa po përformonin në ‘Dance With me’ ata u puthën dhe ky moment bëri xhiron e rrjetit.

-Performancën në “Top Fest 2009” Blero e shoqëroi me një koreografi të veçantë.

Ai kishte dy modele bjonde të cilat gjatë gjithë kohës bënin veprime sensuale dhe në fund vajzat shkëmbejnë një puthje të gjatë në buzë.

-Vitin e kaluar në emisionin “Why Not” Roza Lati puthi live reperin Fero. Ndonëse prej kohesh thuhej se ata ishin në një lidhje, Roza tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, por ajo thjesht e mbështet reperin si artist.

-Historia e puthjeve të Rozës vazhdon, pasi mbrëmjen e kaluar ajo puthi edhe gazetarin, Renaldo Sharka.

Teksa ai ishte duke e komplimentuar për punën e saj, Rozës i pëlqyen fjalët e tij dhe e puthi pa e menduar dy herë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *