• |
ide | kryesore

Lotaria amerikane/ Ambasada njoftim të rëndësishëm për aplikuesit

Lajme, Të fundit



 

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë publike sot një risi që duhet të merret në konsideratë nga aplikuesit kryesorë të Lotarisë Amerikan.

Përmes një postimi në faqen zyrtar në “Facebook”,përfaqësia diplomatike e SHBA-ve shkruan se aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar.

“Aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar. Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidheni, rekomandojmë të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do t’ju kërkohet gjatë procesit. #pyetanen“shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *