• |
ide | kryesore

Pas akuzave të qeverisë, KLP merr në diskutim çështjen “Arjan Ndoja”

Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka nisurverifikimet për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja, i cili u akuzua nga dy eksponentët më të rëndësishëm të qeverisë, kreu i ekzekutivit Edi Rama dhe zv/kryeministri Erion Braçe, për lidhje me krimin e organizuar.

Prokurori ka dhënë urdhër-arresti ndaj Liridon Pulës, kreut të Kadastrës së Durrësit me akuzën për “shpërdorim detyre”. Pas këtij arrestimi, reagoi kryeministri Rama, i cili deklaroi pa përmendur emër të përveçëm se një prokuror i Durrësit, për llogari të lidhjes me grupe kriminale, u ushtronte presion punonjësve të administratës. “Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nënpunëzve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që arreston është ky që po bëjmë“, tha Rama në seancën e së enjtes në Kuvend.

Ndërsa, Braçe përforcoi këto akuza duke u shprehur se Pula është nën presionin e një prokurori që punon për grupet kriminale. “Pa më të voglin diskutim që ky është akti i fundit i shantazhit që ka nisur prej një muaji. Presion dhe shantazh kriminal, që është bërë për pallate monstruoze që duhet të legalizohen në këtë qytet…Dyshoj shumë, që akuza jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. I kërkon një nënpunësi të Kadastrës të sillet si një drejtues i një institucioni tjetër. Unë s’jam jurist, po duhet provuar se vepra është kryer me dashje, dhe vepra ka sjellë dëme…A e kuptoni në çfarë shkelje ka bërë ky prokuror? Kushtetuta dhe ligji parashtron që prokurori provon akuzat. Nuk e di për kë e ka patur fjalën Rama, unë jam Erion Braçe. Ka një muaj që i bëhet presion drejtorëve të Kadastrës.”- tha Braçe për mediat pas seancës gjyqësore të së premtes.

Sipas Braçes, Ndoja gënjeu në Gjykatë për personin që ka bërë padinë ndaj Liridon Pulës. Ai theksoi se kallëzuesi është anonim dhe jo pronar, apo investitor i pronave në Gjirin e Lalëzit.

Liridon Pula u arrestua në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për të njëjtën akuzë. Në vend të Pulës është vendosur Arjan Cengu.

 



2 Comments

  1. ptuj robqira doni me njollos KLP pa pas asnje prove thjeshte qe te beni politiken tuaj te dites. Po deri me sot kush e mbante te kapur prokurorine dhe gjykaten? A sdilte i pafashem Meta, mbas videos me ze e figure, qe te mos binte qeveria Berisha.

  2. Vetem nji pushtetar mafioz mund te ndermarri nje nisme te tille.
    Kur i ankohesh per ndonje padrejtesi ktij legenit ngre supet e te kujton pavaresine e gjykates ndersa kur e pickon grenza tek bolet e veta e harron pavaresine e gjykatave ky legen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *