• |
ide | kryesore

Spalletti i bindur nga projekti Milan: tani duhet akordi ekonomik me Inter

Sport



Dita e parë u la pas krahëve, por kalimi i kohës, ndryshe nga shumë situata të ngjashme, nuk është një aleat për Marco Giampaolo. Milan nuk ka ndryshuar ide e, pas reflektimeve të orëve të fundit, ka thyer dyshimet dhe ka vendosur të bëjë ndryshimin teknik. Pikërisht sot ka nisur sulmi drejt Luciano Spalletti, që është bindur të përqafojë projektin kuqezi, edhe pse më parë duhet gjetur akordi me Inter, me të cilin tekniku toskan ka një kontratë deri në 2021.

Spalletti është profili i preferuar nga Boban e Maldini, që duan një figurë me peshë, ndërsa tani kanë marrë edhe aprovimin e Elliott për një trajner të elitës. Spalletti po bisedon tani zgjidhjen e kontratës me Inter, sepse bëhet fjalë për një shifër të rëndësishme, rreth 4,5 milionë euro në vit: normale që të ketë negociata për daljen e mirë. Por tani lëvizja ka nisur. Idea e Milan parashikon shkarkimin e Giampaolo për Spalletti, që do të firmoste një tre vjecare.

Nëse për ndonjë motiv, akordi nuk arrihet, mbetet alternativa e propozuar nga drejtori sportiv Massara, për Garcia që e kishte njohur në kohët e Romës. Francezi është i tentuar nga shansi Milan dhe nuk ka impenjime, duke qenë se në maj zgjidhi në mënyrë konsensuale kontratën me Marseille.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *