• |
ide | kryesore

Tragjedi e mister: argjentinasi Esperon rrëzohet nga kati i gjashtë e humb jetën

Sport



Një fluturim i tmerrshëm nga thuajse 20 metra lartësi i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme Ezequiel Esperon. Pavarësisht transportimit në spital, mesfushori argjentinas nuk ka patur asnjë shans për shpëtim pas frakturave të pësuara nga rrëzimi nga kati i gjashtë i një apartamenti. Mbrëmjen e së shtunës, ndërsa po kalonte një natë të qetë me miqtë e tij, 23 vjeçari është rrëzuar nga tarraca e katit të gjashtë, pas shkëputjes së papritur të kangjellës rrethuese, tek e cila ishte mbështetur.

Argjentinasi ka qenë më i pafat se portieri i Partizanit, Aldo Teqja, që ka shpëtuar nga pemët dhe tendat poshtë ndërtesës nga ku u hodh dy ditë më parë. Sipas dëshmive të para, dinamika e tragjedisë duket se është pasojë e një rastësie, por gjithsesi është duke u ndjekur nga hetuesit.

Kush ishte me Esperon, në atë moment mbi taracën e katit të gjashtë të një apartamenti të Villa Devoto, ka thënë se një pjesë e kangjellës rrethuese papritur është shkëputur. Duket se Esperon nuk ka patur kohë të mbahej diku dhe ka rënë në mënyrë të frikshme. Transporti i menjëhershëm në spital ka qenë i kotë. Tani hetuesit duan të verifikojnë nëse vërtetë bëhet fjalë për një fat tragjik. Ish-mesfushori, i cili u rrit në skuadrat e të rinjve të All Boys dhe Velez dhe me një përvojë të shkurtër në Porto Alegre me Internacional dhe Gremio, kishte mbetur pa skuadër majin e kaluar pasi kishte ndërprerë kontratën me meksikanët e Atlante.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *