• |
ide | kryesore

Tragjedia “Batman”, familjarët e viktimave kundër filmit “Joker”

Paparazzi, Slider



Filmi “Joker”, i porsadalur në kinematë e botës, nuk është pritur aspak mirë nga familjarët e 12 personave të vrarë në kinemanë e Kolorados gjatë debutimit të filmit “The Dark Knight Rises” (Batman), në vitin 2012. Ata kanë protestuar, nën frikën se filmi mund të nxisë dhunë apo sulme të ngjashme.

Sipas mediave të huaja, FBI-ja ka paralajmëruar agjencitë e ruajtjes së rendit që të kenë nën vëmendje situatën. Kësisoj, qytetet më të mëdha kanë shtuar masat e sigurisë.

Megjithatë, “Warner Bros” ka deklaruar më herët në një deklaratë për shtyp se filmi nuk synon që ta shndërrojë personazhin kryesor në një hero. Risjellim në vëmendje se “Joker” sjell për adhuruesit e kinematografisë historinë e një komediani të dështuar (Joaquin Phoenix), që gjen shpëtim duke u shndërruar në një vrasës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *