• |
ide | kryesore

Vettingu/ Del para KPK-së prokurori që hetoi Fullanin, Kserën dhe vrasjen e Santos

Lajme, Të fundit



Ndini Tavani, prokuror i Prokurorisë së Tiranës dhe njëherësh kandidat për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), në kuadër të procesit të vetting-ut.

Senaca për Tavanin ka nisur në orën 11:00. Trupa gjykuese e KPK-së përbëhet nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi.

Tavani njihet si një nga prokurorët që ka hetuar dosjet më të “nxehta” të politikës shqiptare. Prokurori në fjalë ka hetuar ish-ministrin e Punës, Spiro Ksera, dosjen e arrestimit të ish-shefit të Krimeve të Rënda, Fatos Goxhajt si dhe ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për disa tendera.

Prokurori Tavani ka qenë edhe pjesë e grupit hetimor që ka ndjekur vrasjen e bankierit Artan Santo, ngjarje kjo ende e pazbardhur, ndonëse kanë kaluar 5 vite.



5 Comments

  1. shpetoi Fullanken, nuk e zgjidhi Santon, e ngopi ne burg Kseren. ja kush eshte ki ….
    nuk do te shpetoje nga hanxhari i drejtesise edhe ki ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *