• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni si burri që shëtiste qenin goditet nga rrufeja

Syri i Lapsit



Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur rrufeja godet një burrë në Spring të Teksasit. Alex Coreas kishte nxjerrë 3 qentë për t’i shëtitur, kur u godit befasisht nga rrufeja. Mekaniku 27-vjeçar shpëtoi paq nga shkarkesa elektrike dhe nga spitali ka rrëfyer atë që i ndodhi.

“Pashë që po afrohej një stuhi dhe i shtova hapat. Nuk mbaj mend asgjë nga ajo që ndodhi. As pamjet nuk i kam parë. Kur u përmenda pashë që po më hipnin në një helikopter dhe dikush më tha se isha goditur nga rrufeja.

Më vonë nisa të kisha dhimbje në të gjithë trupin. Pyetja e parë ishte nëse u kishte ndodhur gjë qenve. Mora vesh se ata kishin shpëtuar pa asnjë lëndim. Sophie, Honey dhe Hazel janë si fëmijët e mi” – tha i riu që qëndron prej 4 ditësh në spital.

“Jam me fat që jam gjallë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te gruaja. Tashmë kam një histori për të treguar” – tha ai. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *