• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zbulohet plantacioni me 2000 bimë kanabis në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë

Lajme, Të fundit



Policia e Valencias në Spanjë ka zbuluar një fermë kanabisi si dhe ka vënë në pranga 3 shqiptarë, dy burra dhe një grua. Sipas mediave spanjolle droga ishte mbjellë në një vilë në periferi të qytetit. Në brendësi kishte plot 885 rrënjë marijuanë të mbjella dhe rreth 1054 në kubikë gati për kultivim.

Hetimet nisën pas disa informacioneve se në zonë kishte një laborator kultivimi marijuane. Hetuesit vendosën përgjues si dhe vunë në përgjim vilën e marrë me qera ku kishte aktivitet të shpeshtë pasi hynin e dilnin shumë njerëz.

Trafikantët përdornin identitete false italiane. Përveç mbjelljes së drogës, shqiptarët e vidhnin energjinë elektrike. Në vilë u gjetën të paktën 70 llamba të mëdha për të ndriçuar bimët. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *