• |
ide | kryesore

Vrasja në Vlorë, zbardhet dëshmia e autorëve të krimit

Lajme, Të fundit



Jnë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku një 56-vjeçar u dhunua fizikisht deri në vdekje nga tre persona, të vënë në pranga.

Raportohet se autorët e këtij krimi janë dy vëllezërit Astrit dhe Agron Hameti, si dhe i afërmi i tyre, Nusret Hoda, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Stavri Mino. Krimi ka ardhur si pasojë e përshkallëzimit të një sherri verbal midis viktimës dhe njërit prej vëllezërve Hameti.

Ndërkohë, në dëshmitë e dhëna të autorëve, deklarohet se ata nuk kanë patur qëllim të vrisnin Minon, duke u shprehur se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

Sipas tyre, 56-vjeçari ka rënë pas goditjes në një gur dhe ka pësuar gjakderdhje. Poo ashtu, si rrethanë e pavaroshme, prej tyre përmendet edhe vonesa e mbërritjes së ambulancës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *