• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Qeveri me LDK ose sërish në zgjedhje, idetë e tjera sjellin luftë

Lajme, Të fundit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje që fitoi zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë thotë se do të vazhdojë bisedimet me LDK-në për të krijuar qeverinë. Sipas tij, secili variant apo përpjekje tjetër për formim të qeverisë do të sillte luftë. Albin Kurti thotë se koalicioni qeverisës duhet të bëhet mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të kundërtën duhet të shkohet në zgjedhje.

“Ose po merremi vesh, ose le të shkojmë prapë në zgjedhje. Ç’ka të bëjmë, ose le të bëhet koalicioni LDK – VV, ose të shkojmë në zgjedhje”, – ka thënë Kurti në një intervistë për Kohën Ditore.

Sipas tij, nëse dikush do të tentojë ta çojë LDK-në në një koalicion me një forcë tjetër ose të ndajë një pjesë të LDK-së për një tjetër koalicion, është ide e dhunshme.

“Ajo do të ishte dhunë me vullnetin e qytetarëve nëse dikush provon ta çojë LDK-në me dikë tjetër, ose t’ia marrë LDK-së naj copë e t’i çojë diku tjetër. Ato ide janë të dhunshme, kështu që nuk janë reale”, – është shprehur Kurti. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Albin! Populli i kosoves ka votuar tre parti po thuajse me diferenca te paperfillshme me njeri tjetren. Politikanet ne Kosove kane treguar gjithe keto vite se nuk kane per gje te kalojne nga nje parti ne nje parti tjeter. Ky realitet politik duhet te te beje realist e pragmatist. Real politika eshte nje term qe e shpiken gjermanet por qe duhet te kete te Ju ndikimin real. Termat lufte me vullnetin e qytetareve, e zgjedhje te reja nuk jane pjese e kesaj mendesie pra te real politikes. Une mendoj se Kosova ka nevoje per ju qe te provoheni si kryeminister, por ne situaten qe jane shperndarja e votave duhet te besh kompromise te domosdoshme qe ju te ushtroni detyren e kryeministrit.

  2. Urime Albin Kurti per fitoren dhe si kryeminister i ardhshem i Kosoves.Ju takon Ju dhe vetem Ju posti i kryeministrit.Ule pak steken, thuaj asaj Vjoses se nuk mendoj se je aq e afte sa per kryeministre.Leri personat e afte per kete gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu