• |
ide | kryesore

Dalin pamjet e qelive ku do të izolohen “peshqit e mëdhenj” (FOTO)

Lajme, Të fundit

Burgu i Peqinit dhe instucioni i barazvlefshëm me të, “313”-ta në Tiranë do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarët dhe krerët e organizatave kriminale, të cilët kanë mundur që edhe nga qelitë të drejtojnë veprimtarinë e trafikut të drogës, të  prostitucionit, apo të përfshihen në krime të tjera të rënda.

Në një intervistë të dhënë për televizionin informativ “Report Tv”, kreu i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili ka bëre me dije disa detaje lidhur me aplikimin e “41 bis”, ligjin e regjimit të posaçëm të sigurisë adaptuar nga modeli italian.

Ismaili është shprehur se regjimi i birucës me siguri të veçantë pritet të vihet në zbatim së shpejti. Në pritje të këtij “start”-i, Ismaili vëren se në harkun e rreth 20 vjetëve (1998-2019), ndonëse nga legjislacioni ynë parashikohej izolimi i të dënuarëv e që shklenin rregullat e burgjeve, ato masa sanksionuese nuk janë ndërmarrë, edhe pse në institucionet e vuajtjes së dënimit janë përdorur telefona, është futur drogë apo janë shkelur rregullat në këto institucione.

Me nënshkrimin e Ismailit, sot në regjime izolimi janë 30 të burgosur dhe të paraburgosur. ©Lapsi.al

Foto nga brenda qelisë së burgut: 

 

E teksa 41 bis ende ska çuar askënd në qelinë e izolimit, Ismaili thotë për ReportTv se prej 1998 deri në 2019 ka një ligj që izolon ata që shkelin rregullat në burgje, por prej 20 vitesh askush se kish zbatuar. Me firmën e Ismailit sot në regjime izolimi janë 30 të burgosur e paraburgosur sic dhe rasti më i fundit i Asmer Bilalit që për tre muaj do jetë në izolim.

3 Comments

  1. Pra, edhe me këtë që thuhet e shihet, bjurgjet për “peshqit e Lusë” qënkan ndryshe. Paskan kushte të tjera dhe , kuptohet që s’qenkemi të barabartë para ligjit. Pse shkruhet kjo në Kushtetut, kur nuk ka lidhje me të vërtetën? Na qënka një e pavërtetë e madhe! Duket se i ngjan shprehjes apo thënjes së ngjashme se të gjithë lindim të barabartë, kur dikush lind i vdekur, dikush me sëmundjen Down apo autik. Ca të tjerë , të pasur e shumica të varfër and so on.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu