Në futboll gjërat ndryshojnë shumë shpejt. Vetëm një sezon më parë Emre Can merrte elozhet e Juventus, që e ndoqi për një kohë të gjatë deri sa firmosi me ish-mesfushorin e Liverpool, ndërsa në gusht gjermani përfundoi jashtë listës Champions të bardhezinjve. Can shpërtheu në nervozizëm, por më pas u kthye në ritmet e tij, duke treguar një profesionizëm që tifozët e Juventus ia kanë shpërblyer me mbështetje…
Në ndeshjen me Inter, Emre Can luajti nga minuta e 71′, i aktivizuar nga Maurizio Sarri në vend të Dybala për të rigjetur ekuilibrin që skuadra po e humbiste: gjermani ka lujatur minuta fantastike, duke festuar më pas me shokët, por edhe në rrjetet sociale, suksesin kundër zikaltërve. Tifozët bardhezinj e kanë vlerësuar shumë duke e komentuar e komplimentuar për profesionizmin e tij.
Great performance from all of the team! Back on top again 💪🏼 #forzajuve#EC23 #iCan #WeCan pic.twitter.com/WXM0p0W8bs
— Emre Can (@emrecan_) October 7, 2019