• |
ide | kryesore

Gara për kryeprokuror/ Kthehet padia e Lulzim Alushajt ndaj KLP-së

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit Administrativ i ka kthyer padinë ish-kandidatit Lulzim Alushajt, i cili u skualifkuar nga gara për kryeprokuror.

Si shkak për kthimin e padisë janë bërë mangësitë e konstatuara. Alushaj do të ketë në dispozicion 10 ditë kohë për përpilimin e padisë së re.

Alushaj kishte dorëzuar një padi ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ai u skualifikua, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes se 15 vjetëve përvojë pune si jurist i spikatur. Kjo do të thotë që procesi bllokohet derisa të shprehet gjykata e apelit administrativ.

Në këto kushte u shty edhe intervistimi i tre kandidatëve që kishin mbetur në garë: Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsian Çela.

Disa ditë më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm do të miratohej brenda muajit shtator.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *