• |
ide | kryesore

Haradinaj i kthehet kryediplomatit të ri të BE-së: Keqardhje për të!

Lajme, Të fundit

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të komisionarit të ri për politikën e jashtme në BE, Joseph Borell. Ky i fundit tha në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian se Kosovës i duhet njohja nga shtetet e mëdha.

“Vizita ime e parë do jetë në Kosovë. Nuk ka rëndësi se ç’po bën Spanja, pasi për sa kohë Rusia, Kina apo India nuk do njohin pavarësinë, Kosova nuk do jetë shtet. Kosova dhe Serbia duhet tê arrijnë një marrëveshje dhe do të bëj ç’është e mundur për të përmbushur këtë prioritet” – tha Borell.

Por Haradinaj mendon ndryshe.

“Sot, kur dëgjojmë z.Borrell, i nominuar për të zëvendësuar znj.Mogherini, duke deklaruar gjatë seancës dëgjimore para Komisionit për Politikë të Jashtme, se Kosova asnjëherë nuk do jetë shtet përderisa nuk njihet nga Kina, Rusia, e India, ndjej keqardhje për cektësinë e njohurive të tij për rajonin tonë, ndërsa pretendon të udhëheqë politikën e jashtme të BE-së. Ia kujtojmë z.Borrell parimin themelor – se njohja sipas të drejtës ndërkombëtare, nuk e bën apo zhbën qenësinë e shtetit. Njohja është akt politik, dhe nuk e përcakton funksionalitetin juridik e politik të shtetit” – shkruan Haradinaj në Facebook.

“Deklaratat e tilla, sidomos para konfirmimit të pozitave me ndikim në institucionet evropiane, provojnë qartë nivelin e ultë të kredibilitetit dhe njohjes sipërfaqësore të rrethanave në Ballkan nga z.Borrell. Kosova pret seriozitet dhe respekt të ndërsjellë nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian, sidomos tani që udhëhiqet nga Gjermania. Besojmë fuqishëm se degradimet, shkarjet, dhe ofendimet e tilla, nuk do të lejohen më nga institucionet e BE-së” – shton Haradinaj. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Ne bojm politik te rond !

    Ai bon deklarat para komisjonit te politikes se jashmte te evropes.
    Ne bojm deklarat ne …… facebook.

  2. Zoteria eshte kundeshtar i pavaresise se krahinave spanjolle. Mentaliteti i tij eshte rrezik per Kosoven. Eshte cifut spanjoll!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu