• |
ide | kryesore

Holanda: Shqipëria s’e meriton hapjen e negociatave, por veto nuk është e sigurtë

Të fundit



Qeveria holandeze i përmmbahet mendimit se hapja e negociatave është e parakohshme. Kjo gjë u konfirmua edhe të martën në mbrëmje në mbledhjen e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës. Anëtarët e këtij komisioni kanë dëgjuar qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok.

Ministri ka përsëritur një qëndrim te njohur deri më tani, se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë

Kjo seancë nuk ka prodhuar kundërshti të forta nga anëtarët e komisionit.

Megjithatë duhen pritur orët në vijim nëse ndonjë parti politike do të dorëzojë një mocion kundra çeljes së negociatave me Shqipërinë për ta votuar në parlament.

Nëse kjo ndodh atëherë skepticizmi i Holandës i shprehur me termin “çelja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme” do të vuloset nga parlamenti. Por pavarësisht se “Jo” është qëndrimi i prerë i qeverisë holandeze, ajo nuk do të thotë automatikisht veto për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në komisionin për Europën nuk u la të kuptohet qaetë se do të ketë një veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord.

Po ky qendrim mbahej edhe në një njoftim për shtyp që shpërndau në orët e vona të së martës ministria e jashtme Holandeze. Aty thuhet se në lidhje me kriteret që i janë vënë: “Hollanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizua”.

©Lapsi.al

Deklarata e Ministrisë së jashme holandeze

Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave te pranimit me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Ne daten 15 Tetor, Keshilli i Ministrave do te diskutoje ne Luksemburg ne lidhje me zgjerimin dhe do te vendose ne menyre unánime.

– Vendet kandidate duhet te permbushin kushtet strikte perpara se te bejne nje hap tjeter ne procesin e integrimit.

– Hollanda ndjek ne menyre kritike progresin ne te dyja vendet dhe eshte e mendimit se Keshilli duhet te vleresoje secilin vend sipas meritave te veta.

– Ne Qershor 2018, Keshilli parashtroi nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Maqedonia e Veriut perpara hapjes se negociatave. Progresi i bere eshte inkurajues. Gjithashtu marreveshja e Prespes eshte nje shembull per rajonin. Vazhdimesia e rasteve te ndermara nga Prokuroria Speciale eshte siguruar me dorezimin tek Prokurori i Pergjithshem. Nje hap i rendesishem qe ende duhet te ndermerret eshte miratimi i ligjit qe garanton prokurorine e pavarur ne rastet e ardhshme te korrupsionit ne nivelet e larta.

– Keshilli ka parashtruar nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Shqiperia perpara hapjes se negociatave. Hollanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.



9 Comments

  1. Titull duhet te ishte,paragrafi I fundit I ketij lajme pacavure qe lapsi ben,sepse ky ishte dhe konkluzioni I sotem

  2. Titull qelbesire.

    Frazat me te rendesishme jane :

    ”’ Kjo seancë nuk ka prodhuar kundërshti të forta nga anëtarët e komisionit.”’
    ”’ Në komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë një veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord ”” .

    Por Shkurdhaku dhe Budhat kurva i trajtojne gjerat sipas interesit te tyre. Dhe pastajne fillojne trushplaret injorante dhe fillojne dhe bertasin. Kaq e lehte eshte te manipulosh naivet me tituj lajmesh qelbesire.

    1. Po shoh qe sot ne mengjes keta te lapsit kane reflektuar . E paskan ndryshuar si titullin ashtu dhe lajmin e djeshem qe ishte vertet ‘ QELBESIRE’

  3. kto jon diskutime koti
    po e pati vendos gjermania at pun ka mor fun ajo gjo
    kto pedet e hollandes jon vasal te gjermonit
    kot bojn xhibla

  4. jo per gje, po meqe e kam ndeshur shpesh kohet e fundit kete gabim, mohuesja “nuk” zevendesohet me “s” me apostrof, dhe jo me “se”…… aq me shume kur “se” i jep kuptim krejt tjeter fjalise.

  5. Po si mendoni ju o (me nder me thone) debila komentues, se meritoni te hyni ne UE??? Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete. Asnjehere s´ka per t´u bere ku vend, me mendje te mbyllyra dhe partiake si ju…

  6. Nuk e luan bythen hollanda se ja shtyp koken mama merkeli,hollanda te kapi kokainen ne Rotterdam se po shkatarron europen,pastaj te meret me shqiptaret.

  7. Une mendoj se duhet te na i hapin negociatat , jo se ne e meritojme por qe te mos e lene politiken tone te livadhis si kale pe fre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *