• |
ide | kryesore

“I theva hundën Diego Costas e u bëra i famshëm në shkollë”: kështu arriti suksesin Tomori

Sport



Fikayo Tomori, kanadezi me një prend nigerian, i natyralizuar anglez, ka hyrë tashmë në vëmendjen e futbollit të rëndësishëm, në kohën kur Frank Lampard e ka reshtuar titullar në 5 ndeshjet e fundit të Premier League. Në fund edhe tekniku i kombëtares Gary Southgate ka vendosur ti besojë mbrojtësit 22 vjecar që tani po përjeton shkëlqimin, por që në të shkuarën u bë i famshëm në shkollë për një përplasje loje të pavullnetshme, por shumë të dhimbshme për atë që e pësoi.

HUNDA E THYER – Tomori, sipas asaj që bën të ditur The Sun, kazbuluar se cfarë ka ndodhur ndonjë vit më parë, kur tek Chelsea ishte edhe Diego Costa. Ylli anglez ka treguar se cfarë ndryshoi në jetën e tij pas përplasjes mes të dyve në stërvitje, që i kushtoi hundën e thyer sulmuesit. Mbrojtësi atëherë ishte ende një shkollar. “Ishte një incident. Isha ende një student e nuk e dija se i kisha thyer hundën. E zbulova në ditët që pasuan kur përfundova në të gjitha gazetat. Kam marrë shumë mesazhe sikur ta kisha bërë qëllimisht. U bëra i famshëm në shkollë pas asaj përplasje. Diego Costa nuk u inatos asnjëherë me mua”.

HERA E PARË – Tomori është rritur tek të rinjtë e Chelsea dhe shpërtheu vitin e kaluar në huazim tek Derby County, gjithnjë me Lampard në pankinë. Këtë vit, mbrojtësi është kthyer të luajë me Blues, duke marrë gjithnjë e më shumë hapësirë (edhe dy prezenca në Champions) deri në thirrjen e Anglisë, ku do ti bashkohet miqve të skuadrës Barkley, Mount e Tam Abraham. Kombëtarja e Southgate do të përballet me Republikën Ceke e Bullgarinë. Një grumbullim, që në anën tjetër shuan shpresat e Nigerisë e Kanadasë. “Frank ma tha kur ishim në Lille për Champions, por mu desh ta mbaja sekret. Ia thashë gjithë familjes nuk mendoja se ishte e mundur. Jam i lumtur që Anglia më grumbulloi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *