• |
ide | kryesore

Ish-trajneri i Shqipërisë sfidon Gattuson për pankinën në Serie A

Sport



Ajo e Sampdorias ishte pankina e parë e djegur e Serie A dhe dorianët janë në kërkim të një zëvendësuesi, pas shkarkimit të Di Francesco. Prioritet për Samp duket se është Gennaro Gattuso, që nuk është i bindur të kthehet në detyrë përsëri. Gjatë ditës ka patur një bisedë mes Gattuso e presidentit Massimo Ferrero, që garanton një dy vjecar me shifra të rëndësishme. Por jo aq sa për ti hequr dyshimet teknikut që do të reflektojë akoma.

E gjitha kjo kur Sampdoria punon me dy pista, sepse po në të njëjtën kohë drejtori sportiv Carlo Osti është takuar me ish-teknikun e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi. Tekniku që coi kuqezinjtë për herë të parë në finalet e një kampionati europian ka dhënë disponibilitetin e tij për të marrë drejtimin e Sampdorias.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *