• |
ide | kryesore

Kapet kanabis në Vlorë, arrestohet 19-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policisë së Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bllokuar një automjet afër Orikumit, i cili dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të automjetit tip Opel Corsa është gjetur dhe sekuestruar 3.3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin L.M., 19 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *