• |
ide | kryesore

Kylie Jenner, e lumtur pas ndarjes (FOTO)

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner dhe Travis Scott, s’janë bashkë prej disa javësh dhe kjo është konfirmuar nga burime të sigurta pranë dyshes.
Madje, Travis nuk e shoqëroi Kylie-n në dasmën e Justin Bieber, ku ajo kishte shkuar me Stormin.Gjatë këtyre ditëve, Kylie është fotografuar në të njëjtat ambiente me ish-të dashurin e saj, Tyga-n dhe megjithëse ajo ka shpjeguar se s’ka pasur asgjë mes tyre.
Ajo ka treguar se ka vendosur të jetë e lumtur dhe për këtë s’ia ka nevojën asnjë mashkulli. 22-vjeçarja publikoi në Instastory një foto me një shkrim tepër frymëzues në raste ndarjesh, si më poshtë:
“Lumturia është një zgjedhje, jo një rezultat. Asgjë s’do të të bëjë të lumtur derisa ti zgjedh të jesh e lumtur. Asnjë person s’do të të bëjë të lumtur derisa ti të vendosësh se do të jesh e lumtur. Lumturia nuk do të vijë tek ti, ajo vetëm mund të vijë prej teje.”- janë fjalët në foton e Kylie-t që duhet t’i marrë si shembull secila prej vajzave kur ndahen nga i dashuri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *