• |
ide | kryesore

Aksident në Tiranë, plagosen dy të mitur

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Kamëz.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, një mjet ka përplasur dy të mitur, 15 dhe 6 vjeç, me lidhje familjare mes tyre.

Të lënduarit, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk është bërë ende e ditur, janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin me iniciale S.Ç. dhe po heton më tej mbi rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:10 në Kamëz automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *