• |
ide | kryesore

U skualifikua nga SPAK, Donika Prela kërkesë KLP-së: Më emëroni në Apel ose në…

Lajme, Të fundit



Pasi u skualifikua nga gara për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit (SPAK), drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, i ka dërguar Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) një letër ku kërkon që të emërohet në institucionet e tjera të hetimit në vend.

“Më emëroni prokurore në Apel. Nëse nuk ka hapësirë në Apel më emëroni në Prokurorinë e Përgjithshme.”, shkruhet në letër.

KLP-ja konfirmon se shkresa është depozituar në ditët e para të tetorit.

Aktualisht, Prela është drejtuese e komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda, organ që parashikoshet të “shkrihet” me krijimin e SPAK-ut. Në këto rrethana, Prelës do t’i duhet të rikthehet në Prokurorinë e Durrësit, aty edhe ku ka emërimin.

Letra drejtuar KLP-së do të shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës. Pas këtij hapi, pritet që KLP-ja të dalë me një vendim.

 



6 Comments

  1. TI DO I KTHEHESH EDHE NJE HERE VETINGUT MOJ SHURRE DOS . DHE DO LARGOHESH DHE DUHET TE LARGOHESH SE JE SINONIM I TE KEQES SE ME TE MADHE NE DREJTESI . NESE TI LIHESH PROKURORE ATEHERE KETU NUK ESHTE BERE VETING POR THJESHT RIEMERIME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *