• |
ide | kryesore

“Më pëlqeu ta shihja Orianën të puthte një grua”: vjehrra e Dybalas çmend rrjetin: “E urrej Paulon”

Sport



Paulo Dybala po përjeton një moment të madh. Të dielën ndaj Inter shënoi golin e tij të parë të bukur në Serie A dhe jashtë fushës marrëdhënia e tij me Oriana Sabatini (mbesa e tenistes Gabriela Sabatini) funksionon më së miri, por juventini duhet të bëjë llogaritë me mamanë e këngëtares bukuroshe: “E urrej” ka thënë gjatë një interviste radiofonike në një program argjentinas Catherine Fulop, ende e tronditur për largimin e së bijës në Torino.

“Ajo që nuk i fal Paulos është se e mori Orianan në Europë. I them që e urrej dhe ai më përgjigjet se po kujdeset për të. Sapo kanë bërë një vit që janë atje bashkë dhe fillimisht, sinqerisht, doja të vrisja veten. Papritur nuk e pashë vajzën time për katër muaj me radhë dhe ishte shumë. Ishte një periudhë e vështirë”.

“Më ka pëlqyer të shihja Orianan të puthte një grua tjetër – shtoi Catherine ndërsa komentonte videon muzikore ku puthen dy vajzat, njëra prej të cilave e bija 23-vjeçare – Nuk më befasoi aspak. Më pëlqen që të jetë e lirë dhe të ndjejë se mund të bëjë gjithçka. E gjithë ajo që thashë ishte “sa të bukura janë, uau…”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *