• |
ide | kryesore

Negociatat/ Basha “i shtrin dorën” PS-së: Propozimi ynë për Reformën Zgjedhore ende në tavolinë

Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur se opozita e bashkuar joparlamentare është e angazhuar për tejkalimin e krizës në vend, në mënyrë që të shmanget penalizimi në çeljen e negociatave.

Në një dalje për mediat pas takimit të zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, Basha u shpreh se pengesa kryesore për tejkalimin e ngërçit politik është kryeministri Edi Rama.  Sipas kryedemokratit, Rama ka zgjedhur rrugën e gabuar edhe në këtë javë të fundit që ka mbetur vendimtare para vendimit të BE për negociatat e vendit.

Prononcimi i Bashës: 

Ndava shqetësimin për qëndrimin e shumë faktiorëve evropianë në raport me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare duke mos plotësuar kriteret kryesore. PD është e vendosur për të dhënë kontributin për të tejkaluar këtë krizë të rëndë politike dhe problemet e shkaktuara nga kjo qeverisje që janë edhe pengeda kryesore per integrimin e vendit.

Rruga që ka zgjedhur Edi Rama është e gabuiar në këtë javë që ka mbetur është rruga e njohur e fajësimit të cdo kujt tjetër e sulmeve ndaj shënjestrës së preferuar PD opozitës madje dhe qytetarteve për të tërhequr vëmendjen e përgjegjesise.

Deshtimi për herë të 4 ka vetëm një emër, ai është Edi Rama. Përtej këtij dështimi Rama po tregon se është pengesa e vetme për të tejkaluar këtë krizë dhe për të zgjihuur problemet qe na mbajnë peng. Propozimi ynë vazhdon të mbetet mbi tryezë dhe me këtë pëgjegjësi që kemi marre para shqiptareve. I sigurova ministrit austriak se mund të mbështeten te PD opozita e bashkuar ne jemi të vendosur të bëjmë gjithcka që Shqiperia mos mbetet peng i korrupsionit i kapjes se shtetit. Synimi ynë kryesor është që përmes zjgidhjes së krizës t’i ofrojmë shqiptarëve atë që meritojnë.

Realizimi i reformës Zgjedhore u caktua nga Bundestagu gjerman për dhënien në këmbim të pëlqimit për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në tryezën e ndërmjetësuar nga ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Berndt Borchardt, partitë opozitare morën pjesë vetëm në nivel teknicienësh.

 

Platforma opozitare për Reformën Zgjedhore

  1. Opozita e Bashkuar i përgjigjet pozitivisht ftesës së partnerëve ndërkombëtarë, si tregues i mirënjohjes për përpjekjet e tyre për forcimin e demokracisë funksionale në Shqipëri dhe bashkëpunimit ndër vite për reformimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet në Shqipëri.

1.1. Duke qenë se Reforma Zgjedhore është një nga kushtet për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, Opozita e Bashkuar angazhohet të mbështesë realizimin e saj.

1.2. Opozita e Bashkuar rithekson nevojën për Reformë të vërtetë Zgjedhore, që mund dhe duhet të realizohet e zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë drejtim, personat, subjekt të hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/2017, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore për të cilën ka nevojë vendi.

1.3. Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike, duke përfshirë në hartimin e saj edhe përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile. Opozita e Bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit.

1.4. Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore nuk gëzon legjitimitetin e nevojshëm për realizimin e reformimit të kuadrit ligjor zgjedhor dhe nuk është organ përfaqësues i vullnetit të qytetarëve. Ai është produkt i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit. Për pasojë, asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.

1.5. Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.

  1. Reforma Zgjedhore është e nevojshme për përmirësimin e aspekteve teknike të organizimit të zgjedhjeve, por e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

2.1. Ligji elektoral dhe legjislacioni penal që mbron zgjedhjet demokratike më së pari janë të nevojshme të zbatohen. Asnjë Reformë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional për të zbatuar ligjet në fuqi. Reformat Zgjedhore marrin kuptim vetëm atëherë kur krimet elektorale të së shkuarës të jenë hetuar në mënyrë profesionale dhe të pavarur, dhe autorët e krimeve të jenë përballur me ligjin.

2.2. Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore:

  • shitblerja e votës;
  • presioni mbi zgjedhësit në administratë publike;
  • abuzimi me burimet njerëzore dhe financiare shtetërore, pra mos ndarja e shtetit nga partia në pushtet;
  • cënimi i sekretit dhe lirisë së votës;
  • manipulimi dhe falsifikimi i rezultatit.

2.3. Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. Kapja e shtetit nga krimi përmes përfshirjes së individëve me rekorde kriminale apo me lidhje me krimin e organizuar, në Kuvend, në Qeveri, në pushtetin vendor, në funksione të larta apo funksione kyçe të administratës publike dhe organeve ligjzbatuese, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike dhe për vetë sigurinë kombëtare.

2.4. Zbatimi i Rekomandimeve teknike të OSBE-ODIHR kërkon ndërhyrje në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Kodin Zgjedhor, ligjin e administratës publike, ligjin për Policinë e Shtetit, Ligjin për Mediat Audio-Vizive, etj.

  1. Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhen sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese, dhe më pas me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik.
  2. Ofrimi i garancive shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Në këtë kuadër, konstatohet se:
  • Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci për ndarjen e shtetit nga partia apo politikës nga krimi.
  • KQZ nën kontrollin politik të partisë në pushtet nuk garanton paanshmërinë dhe pavarësinë e administratës zgjedhore, duke anulluar të gjitha garancitë që ofron ligji për subjektet zgjedhore.
  • Organet e zbatimit të ligjit (Prokuroria, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Informativ i Shtetit) nuk kryejnë dot funksionet e tyre sipas ligjit, për shkak të kontrollit nga partia në pushtet dhe Qeveria.
  • Gjykatat janë jofunksionale dhe nën presionin politik të Qeverisë, siç evidentoi OSBE/ODIHR, duke pamundësuar ushtrimin e garancive që Kushtetuta dhe ligji ofrojnë në rast shkeljesh nga Qeveria apo administrata zgjedhore.
  1. Ofrimi i garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët, përmes bërjes efektive të Referendumeve.

Zgjedhjet nuk janë e vetmja forme e shprehjes së vullnetit të qytetarëve. Kushtetuta i garanton qytetarëve shprehjen e vullnetit dhe pjesëmarrjen e drejtëpërdrejtë në vendimmarrje, nëpërmjet Referendumeve. Kodi Zgjedhor aktual, i pandryshuar për këtë çështje që nga viti 2000, pamundëson zhvillimin efektiv të Referendumeve. Referendumet janë e vetmja formë që përveç mundësisë për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët për një çështje, garantojnë edhe të drejtën e qytetarëve për të ndikuar drejtëpërdrejtë në politikbërje, nga Qeveria, Parlamenti dhe partitë politike



5 Comments

  1. A do mbahet ndonje referendum a do populli qe te hyjme ne BE (nese na pranojne) se sikur nuk po pyetet njeri fare.

  2. PD e vendosur per kete, PD e vendosur per ate. sa karagjoz njeri qe je ber. nuk te beson me njeri e nuk te pjerdh fare me njeri. e shkaterove ate pasuri kombetare, partin e par opozitare. i perzure te gjith e ke ngel me nje grup bythlepiresish qe te ndjekin me lug ne brez e te tregojn pralla. kenaqesh me nje tuf komentuesish 80-leksh qe per nje suflak ta marrin ne goj gjith diten. keshtu eshte kur te dhurohen gjerat. nuk ua kupton dot vleren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *