• |
ide | kryesore

Negociatat/ Ministret letër qeverisë së Holandës: Shtrijani dorën Shqipërisë (DOKUMENTI)

Lajme, Të fundit



Ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga marrja e vendimit në Këshillin Evropian (17-18 tetor) në lidhje me hapjen ose jo të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, qeveria shqiptare, ka kanalizuar forcat për të siguruar marrjen e një përgjigjeje pozitive, që do të rriste kreditet e pushtetmbajtes së socialistëve.

Katër ditë pasi ekzekutivi holandez zyrtarizoi qendrimin kundër nisjes së bisedimeve me Shqipërinë, duke e cilësuar këtë hap si të parakoshshëm, ka marrë një letër nga pjesa “rozë” e qeverisë shqiptare, shtatë ministret femra, të cilat kërkojnë “shtrirjen e një dore”, në shenjë inkurajimi të përpjekjeve të deritanishme për përmbushjen e kritereve në kuadër të integrimit të vendit në familjen e madhe evropiane.

Tetë nga 15 ministritë në Qeverinë shqiptare drejtohen nga gratë; si nëna dhe vajza, si gra që luftojnë për familjet tona dhe për vendin tonë, ne do të donim të shtronim me ju një çështje që na shqetëson shumë të gjithëve, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët- perspektiva evropiane e vendit tonë.”- shkruhet në nisje të letrës.

Më tej, në këtë adresim të përbashkët, ministret shkruajnë se në Shqipëri ka një admirim për Holandën, si një komb me tradita të mëdha dhe me një rekord të guximit politik e tolerancës shoqërore. Ky pasazh shërben si parantezë për krahasimin që vijon më poshtë, se përkundër kësaj baze demokracie në Holandë, Shqipëria ka qenë “një lloj Koreje europiane e Veriut”. “Në rrugën e demokracisë ne hymë vetëm 30 vjet më parë, pas 5 dekadash të gjata e të errëta, si një lloj Koreje europiane e Veriut”.

Pavarësisht këtyre vështirësive vazhdon letra, gjatë këtyre tre dekadave vendi ka pasur përparime të jashtëzakonshme dhe po ndryshon për mirë çdo ditë, “por nuk mungon gjithashtu ndërgjegjësimi se kemi ende një rrugë të gjatë përpara”.

Letra i referohet edhe “thembrës së Aklilit” që disavantazhoi Shqipërinë me mosdryshimin e qendrimit kritik të Holandës: krimin e organizuar, që u bë edhe shkak për kërkesën e disa prej partive holandeze për rivendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët. “Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Holandës në luftën kundër krimit të organizuar, që sidomos vitin e kaluar ka qenë më i thellë se kurrë më parë…Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm”, shkruhet më tej, “dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në vendin tonë”.

Dështimi i përpjekjeve të qeverisë për të çelur bisedimet e anëtarësimit, konsiderohet nga ministret si çmimi më i madh për këto forca të errëta. “Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”, përfundon letra. ©Lapsi.al

 

 

545487458754



20 Comments

  1. kokrrat e kurves. te heqin deshiren per te punuar e jetuar. mjafton ti lepiheshe shefit per tu bere dikushi ne jete. qelbesirat. te qifsha evropen

    1. E keqja me e madhe eshte se po e shesin si model meritokracie. Me pak fjale “ato diten te benkn kurse ju jo”. Kete model po ndjek NWO.

  2. Ministret e mashtrimit,ne Europe shkohet me dinjitet qe ju nuk dini çfare eshte , jeni thjeshte kukulla ne dore te Padrinos RAMA.???

  3. Hahaha!! Sa per te qeshur!! Grate socilaste me canta miu miu i shtrijne doren Holandes!! Muhabet pasditesh e kafesh te Bieta Dudushi!! Hola da eshte tjeter orbite!!!

  4. Qelbesira i ben Ministre , duke u bazuar ne kritere gjenitale.

    Ky eshte diskriminim pozitiv.

    Vendos shoqe ne Parlament dhe Qeveri, me numer te pqracaktuar,

    Kjo e ndihmon qelbesiren te beje Hajduterite dhe Koncesionet si I do shirriti I derrit.

  5. HOLLANDEZ EDHE PSE PEDERASTER JU DUM FORT
    NE PER JU HASHASHIN E JAPIM GRADIS , BILES
    HAJDENI E MERRENI DIREKT E NE PLANTACION .
    PLANTACIONIN ZGJIDHENI KU TE DONI .

  6. Me siguri kjo leter, per nga menyra se si eshte shktuar dhe ideuar, eshte bere nga ndonje qe ka mnariar Oxford-in ose e ka merituar qe ne klase te pare qe te shkoje ne Oxford.

  7. Keshtu flitet. Treguhuni te vertete. Tregoni qe nuk keni breke qe jeni zhulsa kellira te pa afte dhe hajdute dhe vetem kjo eshte rruga qe te meshirohesh dhe te te hapet dera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *