• |
ide | kryesore

Parlamenti holandez nis diskutimet per negociatat me Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Parlamenti holandez ka nisur sot diskutimet në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për Bashkimin Europian.

Ashtu siç ishte parashikuar parlamenti do të vendosë mbi votën e saj pro ose kundër këtyre dy shteteve, ndërsa vendimi përfundimtar do të jepet më 18 tetor nga KE. Ministri i Jashtëm Blok po pyetet nga deputetët për qëndrimin mbi Shqipërinë dhe dallimin mes qëndrimit të Gjermanisë dhe atij që do të ketë Holanda.

Kujtojmë se në një letër drejtuar deputetëve holandezë, ministri Blok shkruante se qeveria ndante të njëjtin mendim pozitiv si KE në lidhje me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë për Shqipërinë, duke mos saktësuar qëndrimin, Blok përshëndeste hapat konkrete të Tiranës, duke shtuar faktin se duhej të bëhej më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *