• |
ide | kryesore

Sherr në PS, Rama braktisi mbledhjen për drejtorët e rinj të Shkodrës (FOTO)

Lajme, Të fundit

Mbledhja e djeshme me koordinatorët e qarkut të Shkodrës në selinë e Partisë Socialiste, është shoqëruar nga debate në lidhje me emrat e propozuar për postet drejtuese të njësisë vendore të kryeqendrës së veriut.

Informacioni është siguruar nga burime konfidenciale për portalin “Dosja.al”. Në mbledhjen ku morën pjesë deputetët Musa Ulqini, Arben Pëllumbi, Senida Mesi, Paulin Stërkaj, Tom Doshi, si edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Brisela Kadia, ka patur një përshkallëzim të toneve të diskutimit, që mendohet të ketë detyruar kryeminsitrin Edi Rama që të largohet (shiko foton). Mësohet se deputeti Stërkaj ka shprehur kundërshti për emrat e propozuar nga ish-zv.kryeministrja Mesi. Në këto kushte, Rama ka zgjedhur të lërë selinë duke u kërkuar të pranishmëve që të vazhdojnë bisedimet.

Shkodra vijon të mbetet bashkia e vetme e drejtuar nga Partia Demokratike, me kryebashkiaken edne në detyrë Voltana Ademi. Kjo situatuatë e pazakontë në Shkodër vjen për shkak të dorëheqjes nga marrja e detyrës nga Valdrin Pjetri, pas publikimit të selisë blu të dokumenteve që mbështesnin akuzën e tyre që kandidati fitues i Partisë Socialiste më 30 qershor, është arrestimua për trafik droge, është dënuar me 18 muaj burg dhe më pas është dëbuar nga Italia.

Pas largimit të Pjetrit, Rama kërkoi që të gjithë drejtorët në Shkodër të jepnin dorëheqjen, që u bë edhe burim konfliktesh mes socialistëve.

Ndërkohë, pak më parë u komunikua zgjedhja e Hilmi Laktit në cilësinë e kryetarit të ri të Këshillit të Qarkut me 18 vota pro. Lakti do të zëvendësojë kryetaren e mëparshme, Greta Bardeli. ©Lapsi.al

 

4 Comments

  1. LETER PUPLIKE DREJTUAR RAMES PO LARGOU NGA PUSHTETI SEPSE KE 25 VJET QE QEVERIS LARGOU SA NUK ESHTE SHUME VONE PER TY PERSONALISHT. DHE SHQIPERIN DHE SHQIPTARET BEJ REFORMEN ZGJEDHORE NE MENYREN ME TE MIRE TE MUNDESHME PUNO KETO DITE-MUAJ NE MENYREN ME TE MUNSHME SI ATEDHETAR LIDER POLITIK LENI POLITIKAT BOSHE,FASADA, LLUSTRAT,LYRJET ME BOJE ,LEJET E NDERTIMIT,PRPAGANTEN BOSHE, BEJE NJE GJE TE MIRE NGA 25-VITET E TUA TE PUSHTETIT. BEJ NJE REFORME TE MIRE DHE TE FITOJ KUSH TE DOJ UNE JAME TE FITOJ PD.PO NUK JAME I KENAQUR SINGJERISHT ME TA PO E NDJEJ QE NUK ESHTE E GATESHME TE QEVERIS, DHE PO JU BEJ THIRRJE TE SINQERT COJE VENDIN NE ZGJEDHJE SE NUK HUMB ASNJE GJE TI SI RAME HUMBIN ATA QE TE RRETHOJNE DHE VJEDHIN BEJE REFORMEN NE MENYRE ME TE MIRE TE MUNDESHME POR NE FUND TE FUNDIT LEJA BASHES LETREN E BARDHE TA PLOTESOJ AI SIC TE THOSHTE TY BERISHA SHKRUAJE TI DHE TA VOTOJ UNE .NE FAKTE UNE NUK JAME NDAKORT KESHTU AJO DUHET BERE MIRE E SHUME MIRE SEPSE SHQIPERIA ESHTE NE FIJE TE PERIT PRANDAJ MEDOJE MIRE DHE PER TE MIRE TE KETI POPULLI COJE VENDIN NE ZGJEDHE TE LIRA TE NDERSHME TE PASTRA DHE TE FITOJ DREQI KUSH TE DOJ E KE MBARUAR CIKLIN RAM DUHET TE KISHI PUNUAR ME SHUME. JU,BERISHA,NANO,PANDI,ILIRI, POR E LATE SHQIPERIN NE BALTE UNE JAME POPULL UNE JU FAJSOJ TE TE GJIDHVE POR ME SHUME TY NUK E DIPSE ,

  2. ”” Informacioni është siguruar nga burime konfidenciale jo zyrtare për portalin “Dosja.al” “”””

    Te hapin barkun keto portalet me keto ‘burimet konfidenciale ‘ . Fshihen pas kesaj fraze per te hedhur ne tregun mediatik lloj lloj imagjinatash, subersjonesh, provokimesh, kodesh te fshehta per persona te vecante e me the e te thashe.
    E coroditen kete popull fare .

  3. ps ose ish komunisat jane pushtet dhe ne poste komunizem nga vite 98-2005 dhe nga 2013 e ne vazhdim , ndersa perveris ka kene ne qeverine nanos dhe 11 kryetar bashkie i kryeqytetit dhe tash kryeminister qe po e shnderit ne bashkepunim me doshin, sterkajn, celen,frruokun , ndreun e shum vagabonda te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu