• |
ide | kryesore

Solskjaer i tradhëtuar nga lojtarët e United: nëse humbet me Liverpool, norvegjezi është i shkarkuar

Sport



Ole Gunnar Solskjaer është futur në historinë e Manchester United, për startin më të keq, që kur ka lindur Premier League. Por gjërat për teknikun norvegjez të Red Devils janë komplikuar edhe më shumë, pas humbjes përballë Neëcastle. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, pozicioni i Ole-Gunnar Solskjaer është gjithnjë e më i vështirë. Shumë nga protagonistët kryesorë të organikës së Manchester United kanë humbur besimin tek trajneri norvegjez e disa nuk ndjekin më as instruksionet e tij gjatë ndeshjes.

Një tjetër rezultat negativ kundër Liverpool, në rifillimin e Premier League, pas pauzës për shkak të impenjimeve të kombëtares, mund ti kushtojë vendin Solskjaer. Norvegjezi zëvendësoi Mourinhon në krye të United dhe me një seri impresionuese arriti të sigurojë konfirmimin nga provizor në definitive, me një kontratë tre vjecare në Old Trafford. Por sic duket magjia e teknikut kaq ishte….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *