• |
ide | kryesore

Victoria Beckham: Nuk kam frikë nga plakja

Paparazzi, Slider



Stilistja e njohur ka rrëfyer së fundmi se është në rregull me plakje dhe nuk do e nuk përpiqet të duket më e re nga ç’është.

Në një intervistë për “This Morning”, 45-vjeçarja, mama e 4 fëmijëve tha se është në paqe me plakjen. “Jam në rregull me plakjen. Nuk përpiqem të dukem më e re se ç’jam. Dua thjesht të dukem mirë për moshën time.

Dua të dukem versioni më i mirë i vetes time. Realisht, nuk dua të ndryshoj asgjë. Më pëlqen ndjesia e plakjes. Jam në rregull se si plakja duket. Çdo njeri do të plaket.”-është shprehur Victoria në intervistën e zhvilluar dyqanin e saj në Londër. Ndër të tjera, kur u pyet për dështimin më të madh në grim, stilistja pranoi se ka pasur disa raste të tilla:

“Ka pasur plot raste. Por, në “American Music Awards” (gjatë kohës së “Spice girls”), ka qenë me shumë mundësi look-u më i keq që kam pasur ndonjëherë. Kishte “shumë” në gjithçka. Shumë ton sysh, shumë shkëlqyes buzësh, shumë “blush”, por dihet, ishin vitet ’90.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *