• |
ide | kryesore

Video/ Krahët lart drejt qiellit: djali i Reyes i dedikon të atit golin e parë me Real Madrid

Sport, Video



Djaloshi i Antonio Reyes ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Real Madrid, por dedikimi i bërë pas shënimit ka bërë xhiron e botës, duke i prekur të gjithë. Krahët lart drejt qiellit, drejt babait të humbur tragjikisht dy muaj më parë në një aksident rrugor. Për 11 vjecarin ky është goli i parë me moshat e Real Madrid

Reyes, që luan në kategorinë U12 të Los Blancos’ youth academy, kaloi edhe portierin përpara se ta dërgonte topin qetësisht në portën e boshatisur. Djaloshi u drejtua nga qielli, aty ku dikush ndoshta e sheh nga lart, duke bërë gjestin dedikues.

José Antonio Reyes, ish-lojtari i Sevilla, Arsenal, Real Madrid e Atletico, humbi jetën në 1 qershor në një aksident rrugor. Mercedesi i drejtuar nga spanjolli po udhëtonte me 237 km/h në autostradën A-376 në drejtim të Utrera, qyteti i lindjes i Reyes, përpara se të dilte nga rruga për shkak të shpërthimit të një prej gomave, që i shkaktoi përmbysjen dhe më pas mori flakë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *