• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Kosovë, Isa Mustafa nuk e uron Albin Kurtin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi është mbyllur zyrtarisht numërimi i votave, por akoma jo të gjitha, përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka refuzuar ta urojë VV-në për fitoren.

Fituesi do të dihet vetëm pasi të përfundojë numërimi i të gjitha votave, diasporës dhe me kusht, deklaron Mustafa.

Gjtihashtu ai ka bërë të ditur se këto ditë, bshkë me Vjosa osmanin do të takohet me Kurtin për të vlerësuar mundësinë e bashkëqeverisjes.



4 Comments

  1. Po si ta uroj o Lapsi, kur priten te numerohen edhe votat me poste te emigranteve? Sidoqofte nga surrati duket si mi halesh ky Isai

  2. Per mua,pergjigja e zotit Mustafa,eshte e pjekur.Me te perfunduar numurimi total i votave,do te bisedojne ,per rbashkepunimin e metutjeshem.

  3. Përderisa nuk ka përfunduar plotësisht numurimi i të gjithë votave e KQZ nuk ka dhënë zyrtarisht rezultatin përfundimtar, është krejtësisht normale që LDK, qoftë Isai e qoftë e mandatuara për kryeministre, Osmani, të mos bëjnë deklarata të nxituara.
    Nëse PDK e deklaroi humbjen e saj, këtë e bëri se diferenca qe e madhe e nuk mund ta ndryshonte ai 5% i votave akoma të pa numëruara. Edhe Vetvendosja më duket se është nxituar të shpallë veten fituese, ndonëse dukshëm e ka shansin e marjes së votave më të shumta, ndonëse në diferencë të vogël me LDK.
    Duke i uruar Kosovës këto zgjedhje model i demokracisë, vërej se ndonëse të gjitha mediat shqiptare e pranuan këtë fakt, pa kaluar as java e parë, mediat pro Ramës e Thaçit kanë filluar sulmet kundër Albin Kurtit.
    I pari sigurisht është Baton Stanishiqi, por nuk ngeli prapa edhe Top Channel ku pashë sot të botuar një shkrim se PDK i ka filluar kontestimet.
    Albin Kurti gjatë gjithë karrierës së tij politike në opozitë, është personazhi më i anatemuar, si nga partitë e vjetra shqiptare, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, dhe kam bindjen se do ti duhet të përballet me një opozitë shumë agresive.
    Kurti akuzohet veçanërisht për dy qëndrimet e tij të dyshimta, një tendence të theksuar të ideve majtiste që nuk përputhet me të kaluarën historike të shqiptarëve, dhe me qëndrimin ndaj islamizmit ku ai me të drejtë bën ndarjen midis islamizmit terrorist, e fesë islame.
    Me aq sa e kam dëgjuar Kurtin në paraqitjet e tij publike, më duket një politika i zgjuar e inteligjent, e vitet e fundit ka bërë ndryshime për të moderuar qendrimet e tij ndonjëherë ekstreme.
    Sidoqoftë duke ardhur në pushtet, do të shihet që në muajt e parë se sa konseguent do të jatë ai në parimet e tij të politikës së pastër kundër korrupsionit e hipokrizisë, dhe ajo që është më kryesorja, sa do të ndikojë qeverisja e tij në përmirësimin e ekonomisë së Kosovës e sanimin e papunësisë.
    “Sekreti” i një qeverisje të suksesëshme, është padyshim qeverisja kolegjiale duke përzgjedhur këshilltarët më të mirë eksperte të fushave të ndryshme, e jo të veprojë vetëm e “kokën” e tij siç bëri Rama.
    Ndonëse dy partitë fituese kanë deri tani 59 deputetë në Parlament, për mendimin tim ato duhet të thërrasin në koalicionin e tyre edhe partinë e Haradinajt, duke i shtuar edhe 14 deputetët e kësaj partie për të bërë një koalicion qeverisës më të qëndrueshëm ndaj opozitës PDK dhe asaj serbe.

  4. Spiunet kur flaken tej, janë trullosshem. Ky mustafa është edhe xhahil, Ska derman per te.
    Me spektakolaria qe dalja e spiunit madhor qose plakziu qe FLAMURIN e hedhur ne gropen e m. Tit…

    Serbit s’i beri derman arradha:
    thaq, baton…. edvin, sali…. nano, imam.. ..
    Hudhen qosemjeranin
    QEL I vuri vulen ne balle zhganit te Spiunet antishqiptare…

    Mjere ju Mostra!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *