• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ “Janë bërë parregullsi”, PDK kërkon rinumërim të votave

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike e Kosovës, dje pasdite, ka dorëzuar një ankesë në PZAP, për arsye se pretendon që kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Mul Desku, kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas tij në PZAP, dje pasdite PDK-ja ka dorëzuar një ankesë me anë të së cilës po pretendon se kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave, por nuk ka dhënë ndonjë detaj se çfarë ka kërkuar saktësisht PDK-ja përmes asaj ankese.

“Jemi në dijeni se dje ka ardhur një ankesë nga ky subjekt politik. Deri më tash kaq mund të them, nuk kemi asnjë informacion rreth pretendimeve të ankesës së kësaj partie”, ka thënë Desku.

Sipas tij, tashmë PZAP-i është duke u marrë me ankesën e PDK-së, megjithatë Desku thotë se nuk mund të konfirmojë asgjë nëse qëndron diçka prapa pretendimeve të PDK-së për parregullsi.

“Deri atëherë nuk mund të konfirmojmë se qëndron diçka prapa pretendimeve”, ka thënë Desku.

Ndërkohë, Betim Gjoshi, përfaqësues i PDK-së në KQZ, në një prononcim për Gazetën Express ka konfirmuar se kanë kërkuar rinumërim, pasi pretendojnë që rreth 1000 vota të PDK-së kanë kaluar te partitë e tjera, si pasojë e një defekti në formularët e KQZ-së.

“Realisht nuk jemi anku për shkak të parregullsive. Por KQZ-ja rezultatin e formularëve e ka shtypur në 24 rubrika e kanë qenë 25 parti. Ka disa raste që votat tona janë bartë te subjektet e tjera dhe kemi kërkuar rinumërim që votat me u kthy në vend të vetin, asgjë tjetër. Na kemi kërkua që me u rinumërua që me na u kthy rezultati”, ka thënë Betim Gjoshi.

Gjoshi pretendon që rreth 1000 vota të PDK-së kanë shkuar te subjektet tjera.

Ndërkohë, në KQZ tashmë procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit kur kanë mbetur pa u numëruar edhe më pak se 2 për qind të votave. LVV-ja ka dalë e para, LDK-ja e dyta, ndërkohë PDK-ja e Kadri Veselit e treta. Veseli në një konferencë për media në orët e vona të 6 tetorit e ka pranuar humbjen dhe ka thënë se partia e tij do të shkojë në opozitë./ Gazeta Express

 



4 Comments

  1. Kadri veseli qe eshte kryetar de fakto i PDK, i njohu zgjedhjet(si te ndershme) dhe i pranoi. Te gjithe i njohen. Vetem Thaci nuk u ndie. Cila PDk tani thote se ka pas parregullsi? Klani i Thacit? Veseli te tregoje qe ai eshte vertete kryetar i PDK dhe jo Thaci,sepse PDK nuk do merrte as 10% to votave po te mos bente propagande te forte Veselii gjate fushates elektorale se si ai eshte udheheq dhe merr vendimet ePDK(dhe jo Thaci),se sdo jap as 1 cm toke te Kosoves Serbise, se PDK eshte partia qe e perkrah SHBA,e qe po te votonin VV, Kosova do izolohej nga SHBA etj etj. Me keto propaganda Veseli more 21% te votave, 2-3 fish me shume se sa meritonte,keshtu qe tani ti mbaje premtimet elektorale dhe mos te lejoje qe Thaci te shantazhoje. Thaci nuk do mbahet mend vetem si tradhtar ne tentative qe per ti shpetu shantazheve serbe, tentoi qe te ndaje Kosoven, por do jap dhe llogari per kete,e kjo po e frikeson si duket,e po mundohet te beje tentativat e fundit per te ndalu VV+LDK

  2. Hashimi do me bo llum si ky shoku i tij babloku KARIzmatik edrama per tja prish gezimin e fitores VV dhe LDK , uji fle gjarpri nuk fle thote populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *