• |
ide | kryesore

Ambicje kuqezi: Trashi tregon si mundet Turqia, Veseli ka vetëm një objektiv…

F1, Sport



Ethet e transfertës me Turqinë shtohen me afrimin e ndeshjes, por ajo që nuk ndryshon është bindja e kuqezinjve për një fitore, që do të ishte shpresë për një kualifikim në euro 2020. Një ndeshje delikate, ku sidomos prapavija do të jetë e impenjuar dhe këtë e kanë të qartë të gjithë, nga tekniku Edy Reja, tek lojtarët, ndoshta edhe për këtë fakt në konferencën për shtyp janë prezantuar dy lojtarë të rolit Frederik Veseli e Lorenc Trashi. “Ka shumë rëndësi kjo ndeshje, pasi e dinë të gjithë që mund të bëjmë një hap të madh nëse fitojmë – shpjegoi Veseli -. Besoj dhe shpresoj se kemi mundësi ta mundim Turqinë, siç kemi bërë në Antalia në miqësore. Nuk duhet të kemi presion dhe duhet të bëjmë ndeshjen tonë”.

Empolezi nuk heziton të përcaktojë fitoren si rezultatin e vetëm, ndërsa Trashi e kompleton me startegjinë që duhet ndjekur… “Është një ndeshje e fortë, duke parë Turqinë që po kalon një moment shumë të mire – tha lojtari i Partizanit -. Në Turqi duhet të jemi kompakt dhe t’i sulmojmë në pikat e dobëta që kanë ata. Ato raste që jepen duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum”.

Të përsëritet 2016 është e vështirë por jo e pamundur. Gjithësesi, rruga për në Europian kalon nëpërmjet Turqisë, që në një llogari të shpejtë ka avantazhin e fitores në Loro Borici dhe tre pikë të rrëmbyera Francës, që pretendentët e tjerë për kualifikim si Islanda e kuqezinjtë vështirë se mund tia dalin: “Synimi është, pasi nuk jemi jashtë luftës. Me fitore me Turqinë ende kemi mundësi për të provuar të shkojmë në Europian. Ndeshja me Islandën na ndihmoi shumë dhe tifozët na ndihmuan shumë. Kështu që duhet ta shfrytëzojmë këtë ndeshje dhe të bëjmë mirë ndaj Turqisë”.

Në skemën e preferuar të teknikut Italian, ndryshimet më të mëdha, ose mungesa e një titullari të palëvizshëm, kanë qenë në krahun e majtë, aty ku tashmë lojtari i Partizanit mund të shndërrohet në një alternativë shumë efikase… “Nuk jam i mendimit që krahu i majtë ka problem dhe lojtarët kanë formën e vet dhe ka çaluar. Unë shpresoj të jap maksimumin tim dhe çdo gjë i takon trajnerit”.

Fitorja me Islandën e ka rritur shumë moralin e skuadrës në vigjilje të sfidës më shumë se të vështirë me turqit. Reja këtë herë duhet të bëjë pa Hysajn të dëmtuar, por italiani ka treguar se në momentet delicate bën zgjedhjet e duhura…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *