• |
ide | kryesore

Babai i Beyonce-s flet për kancerin e gjirit: ‘E shoh botën ndryshe’

Paparazzi, Slider



Mathew Knowles, babai i Beyonce-s bëri një deklaratë në lidhje me kancerin e gjirit .

Në një intervistë me Good Morning America, 67-vjeçari zbuloi se së fundi është diagnostikuar me kancer në gji. Kur mori diagnozën, së pari telefonoi familjen.
“Është gjenetike,” tha ai. “Kjo do të thotë se edhe fëmijët e mi mund të vuajnë nga kanceri i gjirit një ditë. Edhe mbesat e nipërit e mi kanë shanse më të larta se të tjerët. Ata bënë ç’duhej bërë. U testuan.”
Knowles, që më parë ka qenë menaxheri i Beyonce, tha se iu drejtua mjekut kur vuri re njolla gjaku në bluza. Gruaja e tij vuri re njolla nëpër çarçafë. Edhe pse burrat kanë më pak shanse të preken nga kanceri i gjirit – një në 833 burra, në krahasim me një në tetë gra – mjeku i tij performoi sidoqoftë një mamogramë. Knowles tha se ka mutacionin e gjenit BRCA2, që rrit rrezikun. 67-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në korrik dhe është më mirë tani.
“Tani duhet të shqetësohem për katër gjëra: kanceri i prostatës, kanceri i pankreasit, melanoma dhe kanceri i gjirit,” tha ai gjatë intervistës. “Gjatë gjithë jetës duhet të tregohem i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për shenjat e këtyre sëmundjeve.”
Ai tregoi se po ndërmerr masa që të jetojë më shëndetshëm, ka hequr dorë nga alkooli dhe po meditohet e po ushtrohet rregullisht. “Çfarë konsideroja të rëndësishme dikur, s’e konsideroj të rëndësishme fare tani,” tha ai. “E shoh botën ndryshe.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *