• |
ide | kryesore

E fshehta e Messi: “Në 2014 doja të largohesha nga Spanja. Më mungon CR7”

Sport



E ardhmja e Lionel Messi mban në ankth Spanjën. Në një intervistë të gjatë për emitentin katalanas RAC1 “Pleshti” ka siguruar tifozët e Barças, por ka zbuluar një situatë, që mund ta kishte rrjedhur ndryshe historinë. “Idea ime, edhe pse nuk dihet kurrë, është të jetoj përgjithmonë në Barcellona e ta mbyll karrierën këtu – shpjegoi argjentinasi -. Rinovimi? Nëse më duan, qendroj. Kanë qenë disa moment në 2014, mes problemeve me tatimet e dëmtimet, që doja të ikja nga Spanja, ndihesha i tradhëtuar keq – zbuloi ai -. Por nuk kam marrë oferta zyrtare, sepse të gjithë e dinin që doja të qendroja”.

Një ngërc i vogël në historinë e pabesueshme të Messi tek Barcellona. Pastaj gjithcka u zgjidh si ka treguar e kaluara e ndërtuar me triumfe blaugrana, personale e si skuadër. “Kam ëndërruar gjithnjë që një ditë të luaj tek Neëell’s, por ndonjëherë duhet menduar edhe për familjen, që është gjëja më e rëndësishme – shpjegoi argjentinasi -. Idea nuk më ka ndryshuar dhe doja ta mbyllja karrierën tek Barcellona. Mbi të gjitha për mënyrën si ndihem në klub, në qytet, për fëmijët e mi, nuk dua të jenë të detyruar të largohen nga miqtë”.

“Deri kur mund të luaj? Nga viti në vit do shoh si jam fizikisht. Kam tani një moshë ku fillon të ndihet lodhja. Mund të them se do të arrij tek 35-36 vjec e ndoshta atëherë nuk do mundëm më të lëviz”. Në fund edhe mbyllja nostalgjike e dedikuar CR7: “Më mungon Cristiano Ronaldo, do më kishte pëlqyer të mbetej tek Real, ishte një rivalitet më shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *